DAST sh.a

Follow

This company has no active jobs

DAST sh.a

Company Information

  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Autostrada Tiranë – Durrës Km 30
  • Profili Prodhim/Perpunim

About Us

DAST nuk është thjesht një prodhues i apasionuar i materialeve cilësore të ndërtimit dhe riparimit, por i gjithçkaje që lidhet me të jetuarit dhe të punuaritnë mjedise të rehatshme dhe të shëndetshme. Ajo që ne bëjmë është të sigurojmë një bazë të fortë dhe të qëndrueshme dhe një pamje elegante dhe plot shije për mjediset tuaja familjare, të punës dhe argëtimit. Na njihni që të bindeni se ne jemi më shumë se çfarë krijojmë. Gjithçka nis me njohjen e DAST dhe vazhdon me një marrëdhënie miqësore të përhershme, sepse ne jemi të përkushtuar të kuptojmë çfarë ju kërkoni dhe të ofrojmë zgjidhjen që i përshtatet secilit prej jush. Nuk është e pazakontë që njerëzit të vijnë tek ne për të na përgëzuar dhe për të shprehur miqësinë e tyre. Partnerët tanë janë shndërruar në shenja orientuese të jetës sociale të qyteteve dhe fshatrave, në sheshtakimin e profesionistëve dhe teknikcienëve më të spikatur të industrisë dhe në objektiv të të gjithë aktorëve të tregut. Është kështu sepse distributorët tanë e ofrojnë produktin tonë të sigurtë; sepse ata presin që pas pak kohësh klienti të kthehet t’i përgëzojë. Sepse ata e dinë se mund t’i besojnë një cilësie strikte, një shërbimi të çiltër dhe një angazhimi të plotë. Në këtë mënyrë DAST nuk është më thjesht një prodhues i apasionuar i materialeve të ndërtimit dhe riparimit, por një komunitet njerëzish krenarë dhe të kënaqur, profesionistësh të sprovuar dhe ambiciozë dhe një nyjë energjish të reja. DAST sh.a. është një konsorcium gjermano-shqiptar i krijuar nga ndërthurja e përvojës, teknologjisë, njohjes së thellë të tregut, aftësive të spikatura sipërmarrëse dhe potencialit financiar.

Themeluar në Janar 2008, DAST është rritur shpejt dhe ka zënë një pozitë udhëheqëse në Shqipëri dhe një njohje të gjerë në Ballkan. Produktet DAST tregtohen në Gjermani, Itali, Greqi, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë, Liban, Belgjikë dhe më gjerë. Portofoli i produkteve DAST përfshin që nga ngjitësit e pllakave, te mbushësit e fugave, veshjet dekorative, llaçrat, rifiniturat, produktet me bazë gipsi, autonivelantët, hidroizoluesit, e deri tek silikonet, adetivet perforcues, pastruesit acidë, rrjeta, shiritë dhe aksesorë të tjerë, të aplikueshëm në shtrimin e pllakave, veshjen dekorative të mureve, realizimin e finiturave, ngjitjen e tullave dhe blloqeve të ndryshme në mure, mbushjen e mureve të tullës dhe blloqeve, rrafshimin dhe nivelimin, si dhe hidro-izolimin e sipërfaqeve horizontale dhe vertikale, në mjedise të brendshme dhe të jashtme në kushte atmosferike të ndryshueshme. Departamenti i Kërkim-Zhvillimit tonë është një funksion pararojë në ideimin dhe projektimin e zgjidhjeve të reja. Laboratorët tanë janë të pajisur me teknologjinë dhe proçedurat më të fundit, në përputhje me misionin tonë për të paraprirë kërkesën e tregut me zgjidhje të zgjuara dhe të qëndrueshme. Një ekip shkencor i përbërë prej inxhinierësh të sprovuar punon pareshtur për zbulimin e këtyre zgjidhjeve. Teknologjia e prodhimit është tërësisht moderne dhe e menaxhueshme përmes një sistemi të integruar elektronik. Prodhimi, ambalazhimi dhe kontrolli janë funksione plotësisht të automatizuara dhe kontrollohen përmes sistemit të sensorëve elektronikë. Produktet tona janë të çertifikuara sipas standardeve teknike EN ndërsa menaxhimi i cilësisë realizohet sipas standardeve ISO 9001. Shërbimi i klientit vepron me shpejtësi dhe përkushtim, duke e parë nevojën e klientit nga këndvështrimi i këtij të fundit. Është kjo arsyeja pse DAST nuk është thjesht një prodhues i apasionuar i materialeve cilësore të ndërtimit dhe riparimit, por një komunitet njerëzish krenarë dhe të kënaqur, profesionistësh të sprovuar, ambiciozë dhe një nyjë energjish të reja.