BLG Group

Follow

This company has no active jobs

BLG Group

Company Information

  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Rruga Dritan Hoxha
  • Tel/Mob 069 52 94 282
  • Profili Marketing

About Us

BLG është një organizatë me kompani të qëndrueshme dhe që janë prezente në territoret e Republikës së Shqiperisë,Kosovës dhe Maqedonisë.

Aktiviteti i grupit është i ndarë në dy departemente të mëdha, departamenti që merrret me aktivitetin e matching, cka do të thotë promovimi i takimeve ndërmjet kompanive italiane dhe atyre lokale dhe departamenti tjeter që merret me business development.

BLG ështe dhe një holding me pjesmarrje dhe me investime e cila asiston kompanitë në kapitalin fillestar per një periudhë maksimale prej pesë vitesh nga momenti i krijimit të shoqërisë.

BLG ka lindur në 2009-ën dhe ende sot është realiteti i parë për pjesmarrjen dhe praninë e kompanive italiane në vendet e lartpërmendura.

Për të zhvilluar sa më mirë bisneset BLG beson se është e rëndësisshme krijimi i kushteve të duhura të punës, për këtë arsye prej vitesh organizojmë çdo muaj takime, ndërmjet kompanive italiane dhe atyre lokale, të cilat i quajme Matching.

Matching është një moment takimi ndërmjet realiteteve të sipërmarrësve, të cilët takohen personalisht për herë të parë, por njihen më parë si rrjedhoje e aktiviteteve të zhvilluara nga funksionarët e BLG-së në territorin italian dhe atë ballkanik.

Pas Matching, cka do të thotë që kompania italiane ka perzgjedhur bashkëpunëtorin, fillon aktivitetin e vërtetë të zhvillimit; BLG qëndron krah kompanise përgjatë periudhës së vlefshmerisë të kontratës së firmosur, të tipit tregtar, industrial o të një natyre tjetër dhe njëkohesisht mund të bëhët dhe investuese dhe merr pjesë në joint venture duke qënë pjesmarrëse në kapital jo më shumë se 49% të investimit total.