Austria Praemix

Follow

This company has no active jobs

Austria Praemix

Company Information

  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Albania

About Us

  • Austria Praemix, kompania lider në tregun shqiptar dhe atë kosovar të ushqimit dhe përkujdesjes së bagëtive, u themelua në vitin 2008 nga Dr. Hans Spernbauer. Mbështetur në dijen shumëvjeçare mbi industrinë e përpunimit të ushqimeve dhe blegtorinë, në përvojën e tij si dhe padyshim në përfaqësimin e mbi njëzet kompanive më të mira të vendeve gjermanishtfolëse të kësaj industrie, Austria Praemix ka arritur të fitojë dhe t‘u shërbejë besnikërisht mbi 500 fermerëve në Shqipëri e Kosovë.
  • Misioni i themeluesve dhe i gjithë kompanisë në vetvete, është që ditë pas dite të punojmë me dedikim në zhvillimin dhe transformimin e bujqësisë. Ne jemi të bindur se kjo gjë arrihet përmes këshillimit, dijes dhe produkteve tona, duke nxitur një rritje të qëndrueshme dhe të përgjegjshme të blegtorisë shqiptare dhe duke investuar në një integrim të sigurt e më të fortë me mbështetjen e partnerëve tanë europianë.
  • Pas katërmbëdhjetë viteve të suksesshëm në treg, ne e dimë se suksesi në stallë vjen kur produktet inovative dhe cilësore gërshetohen me dijen e njohuritë e shkëlqyera praktike. Për të fituar rezultate maksimale në fermën tuaj, Austria Praemix kujdeset t’ju ofrojë zgjidhje inovative që jo vetëm do t’ju kursejnë kohë dhe energji, por edhe do të optimizojnë rezultatin e përgjithshëm.
  • Të gjitha produktet tona janë të zhvilluara e testuara nga institucionet kërkimore dhe universitetet më me emër në Austri e Gjermani. Ato janë të pajisura me të gjitha certifikatat europiane të cilësisë dhe përdoren gjerësisht në fermat europiane, duke garantuar suksesin në stallë. Austria Praemix mbulon të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën nëpërmjet një rrjeti të sigurt dhe të shpejtë të këshilluesve dhe shpërndarjes, duke u mbështetur në një staf teknik i cili kualifikohet në vazhdimësi.
  • Strukturat tona të magazinimit, ruajtjes dhe transportit të produkteve respektojnë rreptësisht standardet europiane. Objektivi i Austria Praemix është ofrimi i shërbimeve dhe produkteve më cilësore për fermat blegtorale në vend, duke garantuar suksesin e tyre në menaxhimin efektiv dhe rritjen e përfitueshmërisë së tyre, në përputhje me kërkesat europiane për shëndetin dhe mirëqënien e kafshëve.
  • Gjithçka për suksesin e fermës suaj!