ANTEA Cement

Follow

This company has no active jobs

ANTEA Cement

Company Information

  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga e Durrësit, Pallati prapa RING Center, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri, PO BOX 1746
  • Profili Prodhim/Perpunim

About Us

ANTEA Cement Sh.a., është një nga investimet më të mëdha, me standartet më të larta të zbatueshme në Shqipëri, sa i përket ndërtimit dhe operimit, me një vlerë të përgjithshme që tejkalon shumën prej 200 milion Euro.
Fabrika është ndërtuar nga CBMI Construction Co, një shoqëri kineze në fushën e ndërtimit, e cila, nën mbikëqyrjen e grupit inxhinerik të TITAN, e përfundoi ndërtimin e fabrikës në kohë, brenda buxhetit të parashikuar dhe pa asnjë aksident.
ANTEA Cement ka një kapacitet prodhimi prej 1.4 milion ton çimentoje në vit dhe 3,300 ton klinker në ditë. Fabrika ndodhet në zonën e Boka e Kuqe, Borizanë, e cila ndodhet 50 km larg nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë. Fabrika shërben jo vetëm për të plotësuar kërkesat e tregut vendas në Shqipëri por eksporton gjithashtu klinker dhe çimento në Egjipt, Mal të Zi, Libi, si dhe në Itali.
Përgjegjësia sociale e korporatës është një element thelbësor i Grupit TITAN dhe për pasojë një nga objektivat qeverisës të ANTEAs dhe një nga vlerat e saj të korporatës. Që prej fillimit, ANTEA është ndërtuar në mënyrë që të siguroj efiçencë të energjisë dhe dobishmëri mjedisore ndërsa adreson shqetësimet e shoqërisë.