Alumil Albania

Follow

This company has no active jobs

Alumil Albania

Company Information

  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Autostrada Tiranë – Durrës, km 7
  • Profili Prodhim/Perpunim

About Us

Alumil Albania është pjesë e Alumil S.A. grupit më të madh në pronësi private, për ekstrudimin e aluminit në Europën Jug-Lindore, përsa i përket kapaciteteve prodhuese, për sisteme komplete të profileve prej alumini.

Alumil Albania është themeluar në shtator 1998 dhe deri në 2005 merrej vetëm me tregtimin e profileve të aluminit dhe aksesorëve, por falë një investimi me rreth 11 milion euro nga kompania mëmë, u arrit të ndërtohej fabrika e ekstrudimit, e cila ka një kapacitet rreth 6000 ton në vit. Bashkë me të, u ndërtua edhe impianti I lyerjes, një impjant shumë modern i cili mbulon të gjithë kapacitetet e prodhimit.

Produket e prodhuara nga kompania jonë ҫertifikohen nga laboratorë dhe institute të akredituara në rang botëror, sic janë : IFT Rosenheim (Gjermani), the American Institute A.A.M.A New York, Instituto Jordano (Itali), EKANAL (Greqi), etj.

Gjithashtu, këto produkte dhe marka janë të regjistruara dhe të njohura nga agjensitë kompetente edhe në vendin tonë.

Ne si pjesë e Alumil S.A., ndjehemi krenar që Alumil S.A është një ndër furnitorët kryesorë të sistemeve moderne të aluminit për përdorim arkitektonik në Europë.

Alumil Albania eksporton prodhimet e saj në disa vende të rajonit si në: Kosovë,Maqedoni,Mal të Zi, Greqi, Rumani.

Që prej vitit 2009, në jemi të pranishëm në Kosovë me Alumil Kosovo, pjesë e Alumil Albania-s.

Filiale të tjera të shpërndarjes kemi në Tiranë , Elbasan , Gjirokastër,Korçë, Shkodër dhe Vlorë.

Rrjeti Ndërkombëtar i Shitjeve konsiston në 24 filiale në të gjithë botën, me më shumë se 5.000 magazina shitje, të shpërndara në 45 vende në të 5 kontinentet.