Albanian Construction Portal

Follow

This company has no active jobs

Albanian Construction Portal

Company Information

  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga Muhamet Gjollesha, Tirane, Albania
  • Tel/Mob +355 68 90 99 009
  • Profili Marketing

About Us

Albanian Construction Portal u themelua në vitin 2013 si një nga projektet më ambicioze me qëllim krijimin e portalit të parë të ndërtimit në Shqipëri.

Albanian Construction Portal u konkretizua pas një studimi të gjatë në treg dhe nevojës për të ofruar një shërbim të dedikuar për sektorin e ndërtimit. Ky portal vjen për herë të parë në treg, i specializuar dhe në funksion të kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit dhe sektorët e tjerë të lidhur ngushtësisht me të.

ACP është një direktori e profesionalizuar për bizneset shqipëtare e ato rajonale. Nëpërmjet dinamikës dhe interativitetit në rrjetin e shitjes, ndihmës, dhe komunikimit, portali i ndërtimit siguron zgjidhjet më të fundit të biznesit online për ato kompani të cilat kërkojnë të promovojnë biznesin e tyre brenda dhe jashtë vendit si dhe për të gjetur blerës të rinj.

Nëpërmjet portalit të ndërtimit, të gjithë blerësit dhe shitësit mund të vijnë së bashku në një vend të përshtatshëm , që u mundëson atyre të gjejnë atë që kërkonin dhe të lidhin partneritet kudo dhe në çdo kohë.

Mijëra vizitorë navigojnë në portal çdo ditë në kërkim të kompanive dhe produkteve që ata kanë nevojë dhe qindra të të tjerë kanë renditur kompanitë e tyre dhe produktet në direktorinë e ACP. Me përdoruesit nga të gjitha trevat shqiptare, ACP ju ofron kompanive të ndërtimit një mënyrë të përshtatshme për të promovuar biznesin e tyre, si dhe të lidhen me partnerët kudo që ata ndodhen.

Portali i ndertimit është ideuar si një mënyrë e mirë për të promovuar kompanitë shqiptare dhe për të lehtësuar krijimin e lidhjeve të biznesit me tregjet rajonale e ato ndërkombëtare. Me fokus informimin e audiencës rreth kompanive, projekteve si dhe të rejave më të fundit nga teknologjia dhe inovacioni në fushën e ndërtimit.
Skedat e kompanive janë dizenjuar për të prezantuar në mënyrën më të plotë aktivitetin e tyre, duke u bërë kështu një mënyrë e mirë marketimi për ato që zgjedhin të përfitojnë nga shërbimet e ACP.

Portali i ndërtimit përzgjedh gjithmonë të punësojë një staf profesional dhe të përgatitur, duke krijuar një komunikim transparent me stafin, kontraktorët, klientët, partneret, etj. Qëllimi kryesor për ACP është që të plotësojë të gjitha nevojat e tregut në territorin Shqiptar, por me shtrirje edhe në vendet fqinje si Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.