Kompania “SALILLARI shpk”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 30 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI shpk” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI shpk” shpall pozicion të lirë pune PËRGJEGJËS/E PËR PAGAT (PAYROLL MANAGER).
QËLLIMI I POZICIONIT:
Siguron përpunimin e saktë dhe në kohë të pagave, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat e kompanisë. Administron listëpagesat, verifikon të dhënat mbështetëse dhe rakordon kostot e personelit me kontabilitetin, duke siguruar shpërndarjen e tyre sipas projekteve dhe qendrave të kostos.
DETYRAT KRYESORE:
- Përgatit listëpagesat mujore dhe kontrollon pagat bruto e neto, tatimin mbi të ardhurat nga punësimi dhe kontributet përkatëse.
- Verifikon prezencën, orët e punës, orët shtesë, lejet, raportet mjekësore dhe mungesat, në bashkëpunim me Burimet Njerëzore dhe përgjegjësit e kantiereve.
- Kontrollon ndryshimet në paga, shpërblimet, shtesat, dietat dhe përfitimet e tjera, duke verifikuar dokumentacionin dhe miratimet përkatëse.
- Identifikon dhe zgjidh mospërputhjet në evidencat e punës dhe të dhënat e pagave përpara përfundimit të listëpagesave.
- Alokon kostot e personelit sipas projekteve, kantiereve dhe qendrave të kostos; analizon devijimet ndaj buxhetit dhe përgatit të dhëna për planifikimin financiar.
- Përgatit të dhënat për kontabilizimin e pagave dhe rakordon listëpagesat, detyrimet tatimore, kontributet dhe pagesat e kryera me llogaritë përkatëse.
- Përgatit dokumentacionin e pagesave për miratim dhe bashkëpunon me Thesarin për verifikimin e pagesave bankare.
- Përgatit dhe kontrollon dokumentacionin për deklarimet përkatëse, ndjek ndryshimet ligjore që ndikojnë te pagat dhe mbështet kontrollet e autorizuara dhe auditimet.
- Raporton periodikisht te Drejtori Financiar mbi pagat, numrin e punonjësve, orët shtesë, detyrimet dhe kostot e personelit sipas projekteve.
- Administron dokumentacionin mbështetës dhe miratimet, duke ruajtur konfidencialitetin e pagave dhe të dhënave personale dhe duke kufizuar aksesin vetëm te personat e autorizuar.
KRITERET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultet Ekonomik, në degën Financë-Kontabilitet, Administrim Biznesi, Menaxhim Projektesh ose fushë të ngjashme.
- Të ketë njohuri të mira mbi programin financiar Navision ose një program të ngjashëm.
- Të zotërojë shumë mirë paketën Microsoft Office (niveli i avancuar është një avantazh).
- Të ketë mbi 10 vite përvojë pune, preferohet në industrinë e ndërtimit.
- Të ketë aftësi të mira për të punuar në grup.
- Të zotërojë gjuhën angleze në nivel shumë të mirë.
APLIKIMI:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: hr@salillari.al[/I][/B]?subject=Aplikoj%20per%20njoftimin%3A%20Tirane%2C%20ofrohet%20vend%20pune%20P%C3%8BRGJEGJ%C3%8BS%2FE%20P%C3%8BR%20PAGAT%20%28PAYROLL%20MANAGER%29&body=Pershendetje%20drejtues%20te%20Salillari%20shpk%2C%0D%0A%0D%0AMe%20kete%20email%20deshiroj%20te%20aplikoj%20per%20njoftimin%3A%0D%0ATirane%2C%20ofrohet%20vend%20pune%20P%C3%8BRGJEGJ%C3%8BS%2FE%20P%C3%8BR%20PAGAT%20%28PAYROLL%20MANAGER%29%0D%0Ahttps%3A%2F%2Fwww.njoftime.com%2Fthreads%2Ftirane-ofrohet-vend-pune-p%25C3%258Brgjegj%25C3%258Bs-e-p%25C3%258Br-pagat-payroll-manager.1330639%2F%0D%0A%0D%0ANr.%20Tel.%3A%0D%0ABashkangjitur%20CV%0D%0A%0D%0AFaleminderit%21">hr@salillari.al, ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 69 408 30 30.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
More Information
- Experience Level Manager
