EKO-LETËR SH.P.K. KËRKON AGJENT SHITJE
EKO-LETËR sh.p.k, me 16 vite eksperiencë në tregun shqiptar, është kompani prodhuese e specializuar në produkte me bazë letre për ambalazh ushqimor, paketim dhe përdorim industrial.
Produktet tona përfshijnë:
Çanta letre
Kuti kartoni
Ambalazhe dhe letër për përdorim ushqimor
Letër paketimi
Produkte të tjera të personalizuara prej letre dhe kartoni
Për zgjerimin e ekipit tonë, kërkojmë të punësojmë:
AGJENT SHITJE
Përgjegjësitë kryesore:
- Identifikimi dhe kontaktimi i klientëve të rinj;
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues;
- Prezantimi i produkteve dhe komunikimi me klientët e biznesit;
- Ndjekja e kërkesave dhe porosive;
- Negocimi i ofertave dhe kushteve të shitjes;
- Trajtimi profesional dhe në kohë i kërkesave dhe ankesave;
- Ndjekja e procesit të shitjes dhe arritja e objektivave.
Kriteret që kërkojmë:
- Arsimi i lartë i përfunduar; përbën avantazh profili Menaxhim, Marketing, Ekonomi ose të ngjashëm;
- Eksperiencë e mëparshme në shitje dhe komunikim me klientët e biznesit;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi;
- Aftësi për të krijuar dhe ruajtur marrëdhënie afatgjata me klientët;
- Profesionalizëm, korrektësi dhe përgjegjshmëri;
- Aftësi organizative dhe orientim drejt rezultateve;
Vendndodhja
Rruga “Llazar Xhajanka”, ish-Kombinati Tekstil, Tiranë
Dërgoni CV në: drejtor.ekoleter@gmail.com
Kontakt: 068 23 99 996
Nëse jeni një person energjik, komunikues dhe i orientuar drejt rezultateve, ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit EKO-LETËR!
More Information
- Rruga/Zona Rruga “Llazar Xhajanka”, ish-Kombinati Tekstil
- Tel/Mob 068 23 99 996
- Experience Level me eksperience
