MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:
Shitës në Departamentin e Pajisjeve të Ndërtimit
Qëllimi i Pozicionit:
Shitësi është përgjegjës për ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve, këshillimin profesional mbi pajisjet e ndërtimit dhe realizimin e objektivave të shitjes.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mirëpret dhe asiston klientët në përzgjedhjen e produkteve
- Ofron informacion dhe këshillim teknik mbi pajisjet e ndërtimit
- Siguron prezantim dhe sistemim të rregullt të produkteve në departament
- Ndjek dhe realizon objektivat e shitjes
- Bashkëpunon me ekipin për përmirësimin e shërbimit ndaj klientit
- Informon mbi ofertat, promocionet dhe produktet e reja
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Eksperiencë e mëparshme në shitje (preferohet në sektorin e ndërtimit)
- Njohuri mbi materialet dhe pajisjet e ndërtimit (avantazh)
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi
- Orientim drejt shërbimit ndaj klientit
- Aftësi për të punuar në ekip
- Fleksibilitet dhe përkushtim në punë
Çfarë ofron Megatek:
- Ambient pune profesional dhe dinamik
- Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
- Trajnime të vazhdueshme
- Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh
Procedura e Aplikimit:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
- CV të detajuar
Email: humanresources@megateksa.com
Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492
ose
MEGATEK S.A
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri
