Specialist IT 23 views

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:

Specialist IT

Qëllimi i Pozicionit

Të sigurojë funksionimin e pandërprerë të sistemeve dhe infrastrukturës IT të kompanisë, duke ofruar mbështetje teknike të shpejtë dhe efektive për përdoruesit, si dhe duke kontribuar në mirëmbajtjen, përmirësimin dhe sigurinë e sistemeve teknologjike të MEGATEK.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Ofrimi i mbështetjes teknike për punonjësit dhe zgjidhja e problemeve hardware dhe software;
  • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve IT;
  • Diagnostikimi dhe zgjidhja e problematikave të rrjetit, kompjuterëve, printerëve dhe pajisjeve periferike;
  • Administrimi dhe mirëmbajtja bazë e sistemeve dhe infrastrukturës IT;
  • Monitorimi dhe mirëmbajtja e rrjetit lokal dhe pajisjeve të komunikimit;
  • Instalimi dhe përditësimi i programeve dhe aplikacioneve të nevojshme;
  • Dokumentimi dhe ndjekja e problematikave teknike dhe ndërhyrjeve të kryera;
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të garantuar vijueshmërinë e proceseve të punës;
  • Respektimi i procedurave të sigurisë së informacionit dhe politikave të kompanisë.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë universitare në Informatikë, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme;
  • Përvojë e mëparshme në një pozicion të ngjashëm;
  • Njohuri të mira në mirëmbajtjen dhe administrimin e kompjuterëve dhe pajisjeve IT;
  • Njohuri në administrimin dhe konfigurimin e rrjeteve kompjuterike;
  • Njohuri në sistemet operative Windows dhe paketën Microsoft Office;
  • Aftësi për diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe orientim ndaj shërbimit ndaj përdoruesit;
  • Përgjegjshmëri, organizim, korrektësi dhe aftësi për të punuar në grup;
  • Gatishmëri për të punuar në një ambient dinamik.

Çfarë ofron Megatek

  • Mundësi për t’u bërë pjesë e një kompanie të konsoliduar dhe në zhvillim;
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues;
  • Mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional;
  • Paketë konkurruese pagese dhe përfitimesh.

Procedura e Aplikimit

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:

  • CV të detajuar

Email: humanresources@megateksa.com
Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492

Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 18 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres, Km 7
  • Profili Tregti me shumice