“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a.  shoqëri sigurimi me eksperiencë 27 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut shpall 1 (një) vend të lirë pune për pozicionin:

Specialist i Marrjes në Sigurim Marinë

Pozicioni është i hapur në secilin prej qyteteve të mëposhtme:

  • Tiranë
  • Durrës
  • Lezhë
  • Shkodër
  • Sarandë
  • Vlorë

Përmbledhje  e detyrave dhe përgjegjësive:

Përgjigjet për anën dokumentare të departamentit sipas manualit të kompanisë. Është person kontakti në marrëdhëniet me brokerat dhe risiguruesit në marinë dhe aviacion. Ndjek të plotë korespondencën e huaj. Lëshon policat dhe faturat për sigurimin cargo, C.M.R., mjeteve lundruese dhe fluturuese. Përgatit materiale profesionale, oferta, kontrata për klientet vendas në gjuhën shqipe dhe angleze. Përgatit evidencat  dhe mbylljet e procesit mujor për të gjitha produktet e departamentit. Ndjek asiston dhe monitoron degët dhe agjencitë.

Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:

  • Të ketë përfunduar studimet për Navigacion dhe Menaxhim Detar, Ekonomik ose Drejtësi.
  • Të ketë 2 (dy) vite eksperiencë pune në shoqëri me veprimtari tregëtare në fushën e shërbimeve spedicion për transportin tokësor/ detar/ ajror të mallrave.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.

Të interesuarit, brenda datës 21.07.2026 të dorëzojnë CV edhe letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@sigal.al   ose në postën e shkruar në adresën: SIGAL INSURANCE GROUP; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.

 

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 3 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Bulevardi "Zogu I", Nr. 1, Tiranë, Shqipëri
  • Tel/Mob +355686062829
  • Profili Sherbime Financjare