MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:
Specialist/e Financë / Bankë
Qëllimi i Pozicionit
Të menaxhojë dhe ndjekë transaksionet bankare të kompanisë, duke siguruar regjistrimin e saktë të tyre në sistem dhe përputhshmërinë me procedurat financiare dhe rregulloret e brendshme të kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Menaxhon dhe ndjek marrëdhëniet me bankat dhe institucionet financiare.
- Regjistron dhe verifikon transaksionet bankare në sistemin financiar.
- Kryen rakordimet bankare periodike dhe verifikon përputhjen e tyre me regjistrimet kontabël.
- Monitoron pagesat dhe transfertat bankare të kompanisë.
- Përgatit raporte financiare dhe analiza mbi lëvizjet bankare.
- Siguron që të gjitha transaksionet bankare të jenë në përputhje me procedurat dhe politikat financiare të kompanisë.
- Kryen detyra të tjera sipas kërkesave të menaxherit të departamentit të Financës.
Kualifikimet dhe Përvoja
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 2 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
- Eksperienca në menaxhimin e proceseve bankare dhe rakordimeve financiare përbën avantazh.
Aftësitë
- Aftësi shumë të mira analitike dhe numerike.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar disa procese njëkohësisht.
- Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit financiar.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Njohuri shumë të mira të Microsoft Office (veçanërisht Excel).
- Njohuri në programe financiare/kontabël përbëjnë avantazh.
Çfarë ofron Megatek
- Ambient pune profesional dhe dinamik
- Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
- Trajnime të vazhdueshme
- Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh
Procedura e Aplikimit
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
- CV të detajuar
Email: humanresources@megateksa.com
Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492
ose
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri
