MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:
Koordinator Logjistike
Qëllimi i Pozicionit:
Koordinatori i Logjistikës është përgjegjës për organizimin dhe monitorimin e proceseve të transportit dhe shpërndarjes së mallrave, duke siguruar që produktet të arrijnë në destinacion në kohë, me efikasitet dhe sipas standardeve të kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Koordinon dhe ndjek procesin e transportit dhe shpërndarjes së mallrave
- Siguron dorëzimin korrekt dhe në kohë të porosive
- Bashkëpunon me departamentet e brendshme (magazinë, shitje, furnizim)
- Menaxhon dhe kontrollon dokumentacionin logjistik (fatura, fletë-shoqërime, etj.)
- Monitoron performancën e transportit dhe identifikon mundësi për përmirësim
- Menaxhon komunikimin me transportuesit dhe partnerët logjistikë
- Zgjidh problematikat që lidhen me vonesa, dëmtime apo pasaktësi në dërgesa
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Diplomë universitare në Logjistikë, Ekonomi, Menaxhim ose fusha të ngjashme
- Minimumi 1-2 vite eksperiencë në logjistikë/transport (avantazh)
- Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të kohës
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (sidomos Excel)
- Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup
- Njohuri të gjuhës angleze (avantazh)
Procedura e aplikimit:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
- CV të detajuar
në:
069 402 2492 (telefon ose WhatsApp)
humanresources@megateksa.com
Divizioni i Burimeve Njerëzore
MEGATEK
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri
