We’re Hiring: Ngjitës Adezivi – Creative Agency & Production
 Lokacioni: [On-site]
 Full-time
Ne po zgjerojmë ekipin tonë dhe kërkojmë një Ngjites Adezivi me profil Teknik, I cili do të jetë përgjegjës për realizimin e proceseve të aplikimit dhe zhveshjes së materialeve adezive në ambiente të ndryshme (automjete, fasada, ambiente të brendshme), duke ndjekur udhëzimet e eprorit dhe standardet teknike të kompanisë.
 Përgjegjësitë kryesore:
- Kryen procesin e ngjitjes (aplikimit) dhe/ose zhveshjes së materialeve adezive (vinil, letër, letër muri, etj.) sipas planit të punës dhe udhëzimeve të marra nga eprori;
- Merr pjesë në punimet si në repart ashtu edhe në terren, në varësi të projekteve të përcaktuara;
- Verifikon sipërfaqen (automjet, fasadë apo ambient tjetër) përpara aplikimit, duke siguruar që ajo të jetë e përshtatshme për ngjitje;
- Realizon pastrimin dhe përgatitjen e sipërfaqes përpara aplikimit dhe pas zhveshjes së materialeve;
- Respekton standardet teknike dhe kushtet e nevojshme për një aplikim cilësor të materialeve adezive;
- Përdor në mënyrë të saktë veglat, pajisjet dhe materialet e punës;
- Zbaton rregullat e sigurisë dhe mbrojtjes në punë gjatë gjithë procesit të punës;
- Bashkëpunon me pjesëtarët e tjerë të grupit për realizimin e punimeve në kohë dhe me cilësi;
- Raporton tek përgjegjësi i grupit mbi ecurinë e punës dhe çdo problematikë të hasur gjatë procesit;
- Merr në dorëzim materialet dhe kontrollon pajisjet përpara fillimit të punës;
- Siguron që punimi të përfundojë sipas standardeve dhe të jetë gati për dorëzim;
- Dokumenton punimet e kryera sipas procedurave të brendshme (p.sh. foto të realizimit);
- Ndjek udhëzimet dhe trajnimet teknike për përmirësimin e vazhdueshëm të aftësive profesionale.
 Çfarë kërkojmë:
- Eksperiencë e mëparshme në ngjitje adezivi (avantazh);
- Aftësi praktike dhe kujdes ndaj detajeve;
- Gatishmëri për punë në terren;
- Aftësi për të punuar në grup;
- Disiplinë dhe respektim i rregullave të sigurisë në punë;
- Fleksibilitet në orare sipas nevojave të punës.
 Çfarë ofrojmë:
- Punë në projekte kreative me impakt real në treg.
- Ambient profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
- Ekspozim ndaj klientëve dhe brand-eve të ndryshme.
- Mundësi zhvillimi dhe rritje afatgjatë në karrierë.
- Paketë financiare konkurruese + benefite.
 Apliko duke dërguar CV në: hr@universgroup.al ose në numrin e telefonit +355689030904
🗓 Afati i aplikimit: deri më 14/05/2026
More Information
- Tel/Mob 0689030904
