Specialiste Rekrutimi 10 views

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:

Specialist/e Rekrutimi

Qëllimi i Pozicionit:
Të ndjekë dhe menaxhojë procesin e rekrutimit dhe planifikimin e vazhdimësisë së stafit, duke kontribuar në përmbushjen me sukses të objektivave të Departamentit të Burimeve Njerëzore.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Menaxhon procesin e rekrutimit dhe integrimit të punonjësve të rinj, duke përfshirë planifikimin e fuqisë punëtore, përgatitjen e ofertave të punës dhe procesin e integrimit në kompani.
  • Përfaqëson kompaninë në panaire pune dhe aktivitete të tjera që lidhen me Burimet Njerëzore.
  • Propozon ide dhe iniciativa për përmirësimin e proceseve të Burimeve Njerëzore.
  • Mbështet procesin e identifikimit të pozicioneve kyçe brenda kompanisë.
  • Harton profilet dhe kriteret që duhet të plotësojnë zëvendësuesit potencialë për pozicionet kyçe.
  • Identifikon zëvendësues potencialë, si nga brenda organizatës ashtu edhe nga tregu i jashtëm i punës.
  • Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Burimeve Njerëzore.

Kualifikimet dhe Përvoja:

  • Minimumi 4 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
  • Eksperiencë pune në kompani me mbi 300 punonjës.
  • Preferohet diplomë në Administrim Biznesi, Financë ose fusha të ngjashme.

Aftësitë e kërkuara:

  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Aftësi të mira në zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve.
  • Mendim analitik dhe proaktiv.
  • Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit.
  • Ndjenjë e lartë përgjegjësie dhe organizimi.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe me volume të larta pune.
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe organizative.

Aftësi të tjera:

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (niveli B2/C1).
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:

  • CV të detajuar

në:
📞 069 402 2492 (telefon ose WhatsApp)

📧 humanresources@megateksa.com

Divizioni i Burimeve Njerëzore
MEGATEK
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres, Km 7
  • Profili Tregti me shumice