LIQENI VII sh.p.k – kompani me eksperiencë të gjatë në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit të projekteve infrastrukturore, shpall të hapur pozicionin për:
Inxhinier Ndërtimi (preferencë profili Infrastrukture) – Zbatim në Terren & Dokumentacion Teknik
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Mbikëqyrja e përditshme e punimeve në terren për projekte infrastrukturore (rrugë, kanalizime, ujësjellës, etj.)
- Zbatimi i projektit teknik në përputhje me specifikimet, standardet dhe afatet kontraktore
- Organizimi dhe drejtimi i ekipeve të punës
- Kontrolli i sasisë dhe cilësisë së punimeve dhe materialeve të përdorura
- Komunikimi i vazhdueshëm me institucionet mbikëqyrëse dhe palët kontraktuese për ecurinë e punimeve
- Përgatitja dhe administrimi i plotë i dosjes teknike të objektit, përfshirë:
- Përgatitjen dhe mbajtjen e librezave të masave
- Plotësimin e situacioneve mujore dhe përfundimtare
- Mbajtjen e ditarit të punimeve
- Dokumentimin fotografik të fazave të zbatimit
- Përgatitjen e dokumenteve të tjera për dorëzimin e objektit
Kërkesat për kandidatin:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi (preferohet profili Infrastrukture)
- Eksperiencë pune preferencë mbi 3 vite në zbatim punimesh infrastrukturore
- Njohuri shumë të mira në përgatitjen dhe administrimin e dosjes teknike
- Aftësi shumë të mira në përpilimin e librezave të masave dhe situacioneve financiare
- Njohuri të ligjeve, standardeve teknike dhe praktikave të zbatimit në ndërtim
- Aftësi organizuese, bashkëpunuese dhe për të punuar në kushte dinamike terreni
- Njohje e mirë e programeve: AutoCAD, Excel, dhe programe të përpunimit të të dhënave teknike
Çfarë ofrojmë:
Kontratë pune afatgjatë
Pagë konkurruese në përputhje me eksperiencën dhe angazhimin
Ambient profesional, dinamik dhe me mundësi për rritje të mëtejshme teknike
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: hr@liqeni7.al