BalkanSport shpk, distributori zyrtar i markave të mirënjohura sportive adidas, Reebok dhe gjithashtu përfaqësues zyrtar i rrjetit multibrand sportiv INTERSPORT dhe The Athlete’s Foot, kërkon të punësojë Shitës/e
Shitësi/ja prezanton në mënyrë profesionale produktet e reklamuara në ambjentet e dyqanit, i përgjigjet pyetjeve të klientit me mirësjellje duke ia sqaruar në çdo detaj dhe realizon deri në fund procesin e shitjes.
Roli dhe Përgjegjësitë:
- Të sigurojë një shërbim cilësor dhe profesional ndaj klientëve.
- Të tregojë dëshirë dhe rezultate të dukshme për të plotësuar objektivat e shitjeve.
- Të kujdeset për pamjen dhe sistemimin e dyqanit.
- Të qëndroj e përditësuar me informacionet mbi produktet e reja ose ekzistuese.
Aftësitë:
- Të ketë etikë në punë.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
- Te jetë i aftë të punojë në grup.
Edukimi dhe Kualifikimet:
- Diplomë e shkollës së mesme. Diploma në Arsimin e Lartë do të jetë përparësi.
Të Tjera:
- Mosha 18 deri në 28 vjeç.
- Preferohet që të interesuarit të jenë me banim afër dyqanit për të cilin janë të intersuar
Të interesuarit që plotësojnë kriteret më lart, mund aplikojnë në një nga dyqanet tona:
- adidas Fier
- Intersport Fier – Qendra Tregtare VIVA
- Intersport Fier Gold – Qendra Tregtare Gold
Kandidatët e interesuar për pozicionin e mësipërm, të dërgojnë CV-në në adresën e-mailit: hr@balkansport.al ose whatsapp 0677115111.
More Information
- Rruga/Zona Jakov Xoxa, ose Qendra Tregtare Viva ose Qendra Tregtare Gold
- Tel/Mob +355677115111
- Salary Offer € 250-300