NJOFTIM për INTERNSHIP
Info Business Solution, ofron mundësi internship-i për studentë në SLA Business Consultant.
Internship-i do të kombinojë të mësuarit teorik dhe angazhimin në projekte praktike në ambientet tona të punës.
Në dispozicion të studentëve do të vihen materiale, literaturë informuese, udhëheqës për trajnimin.
Kohëzgjatja e këtij programi internship-i do të jetë maksimalisht 3 muaj, nga e hëna në të premte.
Studentët që do të kenë rezultate të larta në testimet që do të bëhen, kompania mund t’ju ofrojë edhe kontratë punësimi.
Kriteret për studentët:
- Studentë të diplomuar ose në përfundim të studimeve Master në degët Informatikë, Teknologji Informacioni, Informatikë Ekonomike dhe të ngjashme.
 - Rezultate të mira gjatë studimeve.
 - Njohje e gjuhëve të programimit client side/server side si: C#, Javascript, Html, Css.
 - Njohuri në Web service, Web api, Console applications – e preferueshme.
 - Njohje me produktet e Microsoft Dynamics dhe Office365 – e preferueshme.
 
Aftësi të tjera:
- Përkushtim dhe obligim për pjesëmarrje të rregullt
 - Njohuri të mira të gjuhës angleze/italiane
 - Aftësi për të punuar në grup
 - Energjikë, kreativë dhe sfidues
 
Për të aplikuar, ju lutem, dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve nënligjore për zbatim.
More Information
- Rruga/Zona Murat Toptani, Godina "Gjergji Center"
 - Language anglisht, italisht
 - Experience Level edhe pa eksperience
 
				