HISTORIKU
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:
“Recepsioniste e Administratës”
Qëllimi i Pozicionit : Si pjesë e departamentit të Burimeve Njerëzore siguron koordinim të shkëlqyer midis vizitorëve dhe nevojave të administratës.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo vizitor që paraqitet pranë recepsionit të administratës
- Koordinon kandidatët që janë për t’u intervistuar me Specialistet e Rekrutimit
- Koordinon punonjësit e rinj për trajnim me Specialistet e Trajnimeve
- Koordinon takimet e vizitorëve me punonjës të administratës
- Koordinon takimet e punonjësve të hipermarketit me administratën
- Orienton vizitorët në lidhje me takimet përkatëse
- Informon stafin në lidhje me përditësime apo komunikata të reja
- Informon furnitorët, vizitorët apo të interesuarit në lidhje me rregullat e kompanisë
Kualifikimet dhe Aftësitë e kërkuara:
Edukimi: Të ketë përfunduar shkollën e lartë
Eksperiencë pune: Të paktën një vit eksperiencë të mëparshme në recepsion ose PR
Aftësitë:
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi
- Etikë profesionale sjelljeje
- Aftësi shumë të mira monitoruese
- Aftësi shumë të mira në përvetësimin e informacioneve
- Aftësi shumë të mira koordinuese
- Njohje e mirë e gjuhës angleze dhe lehtësi në të shprehurin e saj
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dorëzoni dokumentacionin e mëposhtëm:
– CV të detajuar
– Letër interesi tek Divizioni i Burimeve Njerëzore në një nga mënyrat në vijim:
1. Me email: humanresources@megateksa.com/ ose ne numrin 069 60 82 318
More Information
- Rruga/Zona Tirane Kashar
- Tel/Mob 0696082318
- Language shqip
- Experience Level edhe pa eksperience