Info Business Solutions ka nje pozicion vakant ne rolin: Analist Sistemesh ERP
POZICIONI: ANALIST SISTEMESH ERP
Eshte pergjegjes per ndjekjen e te gjithe ciklit te nje projekti implementimi sistemesh menaxhimi, qe prej analizes dhe dizenjimit te kerkesave te klientit, konfigurimeve te sistemit, testimit, trajnimit te perdoruesve si dhe ofrimin e sherbimit te suportit per sistemet e implementuara ne varesi te kerkesave te klientit.
KERKESAT PER KUALIFIKIM
- Diplome universitare (ose ne perfundim te studimeve) ne nje nga deget e fakultetit te ekonomise.
- Te kete njohuri ne fusha si: financa, logjistike, retail, prokurim, prodhim.
- Te jete ne gjendje te kuptoje kerkesat e biznesit dhe t’i perktheje ato ne zgjidhje funksionale software.
- Te jete ne gjendje te konvertoje kerkesat funksionale te klienteve ne analiza teknike per departamentin e zhvillimit.
- Te jete ne gjendje te krijoje marredhenie konstruktive me klientet
- Te kete aftesi shume te mira analitike dhe i/e orientuar drejt detajeve
- Te kete njohuri shume te mira te gjuhes angleze dhe asaj italiane
- Te jete shume bashkepunues/e me koleget/bashkepunetoret dhe aftesi shume te mira komunikuese.
BENEFITE
- Page konkurruese per tregun dhe benefite te tjera te lidhura me te.
- Pune over-time e paguar dhe orar fleksibel.
- Zhvillim i karrieres dhe sfida te vazhdueshme profesionale
- Trajnime, certifikime dhe perfshirje ne projekte te ndryshme nderkombetare.
- Ambient pune shume komod, me nje staf entuziast dhe energjik
- Aktivitete staff retreat dhe team-building.
- Zyrat ndodhen ne lokacion shume strategjik, ne qender te Tiranes.
Per te aplikuar ju lutemi dergoni CV-ne tuaj dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e-mail: humanresources@infosoftgroup.com.al
More Information
- Rruga/Zona Murat Toptani,godina "Gjergji Center"
- Language anglisht, italisht
- Experience Level Junior