Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, media, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
SCAN Media, pjesë e Grupit Balfin, është e vetmja media e fokusuar tërësisht në biznes, ekonomi dhe financa. E konsideruar si zëri i biznesit dhe konsumatorit në vend e rajon, misioni i saj është pikërisht të jetë kanali i tyre i dedikuar. SCAN TV është një televizion me paanshmëri, të konstatuar nga audienca, që transmeton edicione të lajmeve ekonomike dhe formate televizive të veçanta kushtuar zhvillimeve ekonomike, financiare dhe jo vetëm.
Pozicioni: Grimier/e
Departamenti: Programacion
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Grimier/e është përgjegjës për estetiken në grim dhe flokë të personave që shfaqen në ekranin e SCAN TV.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Realizon grimin për moderatorët dhe të ftuarit dhe të gjithë personat që shfaqen në ekran për SCAN TV duke u bazuar në tipologjinë e individit dhe emisionit.
- Kujdeset për paraqitjen e flokëve dhe të pamjes vizuale të fytyrës të personave që shfaqen në ekran
- Llogarit kohën e nevojshme për grimin dhe flokët dhe informon paraprakisht personat përkatës
- Koordinohet me kostumografin dhe drejtuesin e programacionit për kombinimin e paraqitjes
- Asiston në fshirjen e grimit
- Kujdeset që produktet e kozmetikës dhe mjetet e punës të jenë të ruajtura në mënyrën e duhur, të ketë stok të mjaftueshëm në çdo kohë dhe periodikisht realizon listën për zëvëndësimin / shtimin e tyre
- Detyra të tjera që i ngarkohen.
Kërkesat për pozicionin:
- Eksperiencë pune si Grimier dhe në stilimin e flokëve në media televizive
- Njohuri të një game të gjerë të linjave kozmetike profesionale
- Përvoja me stile të ndryshme grimi
- Vëmendje ndaj detajeve
- I/e aftë për të punuar nën presionin e kohës
- I/e disponueshëm/e për të punuar me turne
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën hr@scan-tv.com.
Në përfundim të procesit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 27/03/2022.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
More Information
- Language anglisht
- Experience Level me eksperience