Specialist/e Finance 235 views1 application

Job Expired

Infosoft Group shpk, kërkon të punësojë:

 

Specialist/e  Finance

 

Kërkesa për kandidatët:

  • Të ketë mbaruar studimet e larta pranë Fakultetit Ekonomik, Financë – Kontabilitet
  • Të ketë minimalisht 5 vjet eksperiencë pune si punonjës në financë & kontabilitet në kompani private.
  • Të njohë mirë planin kontabël dhe natyrën e regjistrimeve kontabël
  • Të njohë mirë programet financiare
  • Të ketë njohuri mbi legjislacionin tatimor:
  • Ligji për tatimin mbi të ardhurat
  • Ligji për TVSH
  • Ligji për procedurat tatimore
  • Ligji për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit
  • Udhëzimet përkatëse të secilit ligj tatimor
  • Të ketë logjikë shumë të mirë matematikore dhe analitike
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze

 

Detyra dhe përgjegjësi:

  • Është përgjegjës për menaxhimin financiar të shoqërive të grupit duke përfshirë kreditimin dhe angazhimin e fondeve të lira.
  • Harton politika të kreditimit.
  • Është përgjegjës për optimizimin e pozicionit fiskal të shoqërive.
  • Menaxhon rrezikun kreditor dhe të termave të kreditimit të klientëve/debitorëve.
  • Mbikqyr zbatimin e procedurave dhe rregulloreve për shitjet dhe kreditimin.
  • Bashkëpunon me Zyrën Juridike dhe Departamentin e Shitjeve për ndjekjen e debitorëve problematikë.
  • Kontrollon në mënyrë të pavarur treguesit e performancës me qëllim përllogaritjen e shpërblimeve në përputhje me procedurat operacionale të Shoqërisë në fuqi.
  • Është përgjegjës për rishikimin e termave financiare dhe fiskalë të marrëveshjeve tregtare për shitjet, blerjet dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit.
  • Është përgjegjës për përgatitjen e analizave të performancës së linjave të biznesit.
  • Përpilon raporte periodike për qëllime drejtimi.
  • Koordinon me funksionet përgjegjëse përgatitjen e analizave mbështetëse të treguesve kyç të performancës.
  • Është përgjegjës për përmirësimin dhe zhvillimin e raporteve sipas nevojës për informacion të Administratorit të Përgjithshëm dhe Bordit të Drejtuesve.

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e-mail: humanresources@infosoftgroup.com.al

Të dhenat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve nënligjore për zbatim.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga 'Murat Toptani'
  • Profili Informatike/IT/Software