Vlore, ofrohet vend pune Punetor Magazine 181 views

Job Expired

NJOFTIM PUNE
Profili i Grupit Balfin: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Kid Zone shpk është pjesë e Balfin Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra,
dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.

Pozicioni i punës: Punëtor Magazine
Departamenti: Magazina
Vendndodhja: Jumbo Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit: Një Punëtor magazine është përgjegjës për stokun fizik të dyqanit në magazinë, mirëmbajtjen, operimin e magazinës si funksion operacional.
Pranimin e furnizimeve, pranimin dhe dërgimin e transfertave, sistemimin dhe mirëmbajtjen e kategorive dhe qarkullimin e mallit në magazinë dhe në dyqan.

Detyrat:

-Mban pastër dhe të rregullt magazinën duke u përkujdesur në mënyrë ditore;
-Sistemon në mënyrë të vazhdueshme kategorinë për të cilën është përgjegjës apo që i delegohet nga supervizori i magazinës;
-Përgatit porosinë e artikujve për departamentet sipas kërkesës;
-Kujdeset që gjatë lëvizjes së mallit në ambjentet e magazinës produktet të mos dëmtohen dhe të jenë gati për shitje në gjëndje perfekte;
-Bën pranimin e furnizimit sipas udhëzimeve të supervizorit të magazinës;
-Bën shkarkimin e kamionit me mjetet e kompanisë.

Kualifikimet
-Arsim i mesëm ose i lartë
-Të paktën një vit përvoje pune si sistemues apo në magazinë.

Mënyra e aplikimit*:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në në adresën elektronike hr@jumbo.al
+355682009018

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë