Vende të lira pune në Pikat e Operimit të kompanisë – OPERATOR/ANALIST IMAZHI – Porti Durrës, Kapshticë, Qafë Thanë, Morinë, Kakavijë 380 views11 applications

Job Expired

PUNËSOJMË TANI! Vende të lira pune në Pikat e Operimit të kompanisë – Porti Durrës, Kapshticë, Qafë Thanë, Morinë, Kakavijë.

PUNËSOJMË TANI!
POZICIONE PUNE ME KOHË TË PLOTË PËR SKANIMIN E NGARKESAVE

S2 Albania është degë e S2 Global (OSI Systems Company) dhe lider i klasit botëror në fushen e sigurise. S2 Global ofron metodat me te avancuara te identifikimit te paligjshmerise,
te cilat rezultojne ne permiresimin maksimal ne fushat e operimit, sigurise, perputhshmerise ligjore, rritjen e te ardhurave dhe lehtesimin tregetar, ne te cilin klientet mund te fokusojne objektivat e tyre kryesore.

Përkushtimi dhe përvoja jonë kanë rezultuar në një tërësi sistemesh, personel me njohuri dhe përvojë, të gatshëm për t’ju përgjigjur menjëherë kërkesave të klientëve të të gjitha përmasave.
S2 Albania operon ne pikat kufitare: Porti Durrës, Qafë Thanë, Kapshticë, Kakavijë, Morinë.

NE OFROJME:

  • Pagese konkurruese
  • Mundësi për zhvillim profesional
  • Trajnime të standardeve ndërkombëtare në fushat e sipërpërmendura
  • Punësim në një Kompani Elitare ne fushat e sigurisë, ne një ambient me energji pune pozitive.

Kërkesat Minimale për Pozicionet:

  • Diplome (nivel universitar ose i ngjashëm)
  • Aftësi shumë të mira komunikuese
  • Njohja e gjuhës angleze është avantazh
  • Dëshmi Penaliteti (dhe i/e gatshëm ti nënshtrohet testit te drogës)
  • Leter reference nga punedhenes te meparshem

Detyrat/Pergjegjesite Kryesore

  • Menaxhon fluksin e ngarkesave ne pikat hyrëse dhe dalëse te Skanerit
  • Sigurohet qe procedurat e skanimit zbatohen sipas protokolleve te sigurise
  • Kryen verifikimin e praktikes shoqëruese përpara fillimit te procesit te skanimit
  • Kryen analizimin e imazhit ne perputhje me deklaraten e leshuar nga autoritete perkatese per mjete levizese qe hyjne dhe dalin nga Republika e Shqiperise

Eksperienca & Atributet

  • Aftesi analizuese
  • I vemendshem te detajet
  • Zbatues i standarteve
  • Njohuri ne përdorimin e kompjuterit
  • Aftesi per te performuar brenda afateve te ngushta kohore, me mbikëqyrje minimale – I gatshem per te punuar me turne ne te gjitha pikat ku operon S2 Albania.

Kërkesa shtesë për arsimimin dhe eksperiencën në punë:
Operator/Analist Imazhi: Preferohet Diplomë Universitare. Të ketë së paku një (1) vit përvojë pune në fusha të ndryshme të administrimit dhe/ose të sigurisë.
Aftesi bashkepunese ne ekip, integritet dhe perkushtim ne arritjen e standadeve te kompanise. Përbën vlerë të shtuar nëse aplikanti ka përvojë në fushën e transportit,
sigurise se aviacionit, apo skanimit të ngarkesave ose në punë imazherie. Aftesi te mira ne perdorimin e kompjuterit.

Ju mund të aplikoni për këto pozicione duke dërguar me email, brenda 20 Shkurt, 2022 CV-në dhe te dhenat tuaja tek: punesime.its@gmail.com
Aplikantët do të duhet të dorëzojnë një dokument të pastër të Dëshmisë së tyre të Penalitetit dhe
referencat e tyre profesionale do të kontaktohen.
Vetëm aplikantët e short-listuar do të kontaktohen.
Kërkohen aplikantë nga cdo rreth i vendit sikundër preferohen aplikantë lokalë.
Kompania nuk mbulon shpenzimet e udhetimit dhe zhvendosjes të vendbanimit.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Telekomunikation