Pozicioni vakant: JURIST/E
Vendi i punës: Tiranë në Zyrë Qëndrore
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Përpilimi i akteve të ndryshme ligjore, shkresa drejtuar institucioneve të ndryshme, skanim dhe arkivim të tyre.
• Aplikime të ndryshme në portalin e-Albania.
• Paraqitje pranë zyrave të institucioneve të ndryshme shtetërore ose vendore për aplikime, depozitime dokumentacioni.
• Përgatit dhe ndjek të gjitha proçedurat për përfitimin e lejeve dhe liçensave të nevojshme në kuadër të veprimtarisë së shoqërisë.
• Korrektësi dhe seriozitet për të ndjekur detyrat e ndryshme që do t’i besohen.
• Zbatimi me korrektësi i udhëzimeve të eprorit dhe raportime të vazhdueshme mbi punën.
• Aftësi të mira për të punuar në grup, si dhe individualisht për detyra që i ngarkohen.
• Njohja dhe përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për aktet ligjore të shoqërisë.
Kërkesat kryesore për kandidatët në këte pozicion janë;
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
• Diplomë universitare në Degën Juridik.
• Përvojë të paktën 2/3 vjeçare në zhvillimin e profesionit të tij.
• Eksperienca në sektorin e ndërtimit dhe/ose pranë zyrave noteriale.
• Aftësi të mira organizative dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik.
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bashkëpunuese.
• Njohuri të gjuhës italiane ose angleze dhe përdorimi i programeve kompjuterike si MS Office.
Ofrohet:
Kontratë pune afatgjatë me kushte konkuruese.
Ambient miqësor dhe mundësi zhvillimi profesional.
Përfshirje në projekte dinamike që shoqëria zhvillon.
Paga Neto fillon nga 70‘000 AL Neto.
More Information
- Rruga/Zona Tirane
- Tel/Mob +355 69 704 3435
- Language anglisht, italisht, shqip
- Experience Level me eksperience