Tirane, ofroj vend pune Sales Assistant TEG 110 views2 applications

Job Expired
Mundësi punësimi


Fashion Group Albania operon në Shqipëri është pjesë e BALFIN Group e specializuar në shitjen me pakicë të veshjeve dhe aksesoreve dhe ka ekskluzivitetin në Shqipëri për një numër markash ndërkombëtare për veshjet si Prenatal, Mango, Okaidi, Geox, Aldo, Springfield, Carpisa, Parfois, Cortefiel, Women’Secret.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total.

Pozicioni: Sales Assistant
Departamenti: Shitjes
Vendndodhja: Tiranë, TEG

Përmbledhja e Pozicionit:

Aktualisht po kërkojmë dhe mirëpresim të rinj të talentuar që ju pëlqen dinamika për t’iu bashkuar ekipit të Fashion Group Albania në dyqanin Aldo. Do të jenë përgjegjës për shërbim klienti dhe krijimin e një ambienti te rregullt dhe mikpritës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kujdeset për shërbimin ndaj klientit dhe sigurohet që të plotësojë çdo kërkesë të tij;
  • Realizon objektivat e përcaktuara nga kompania për shitjet e produkteve;
  • Kryen proçesin e hapjeve në kohë të koleksioneve të reja;
  • Kontrollon artikujt çdo ditë dhe bën zëvëndësimin e masave të tyre;
  • Suporton në proçesin e reklamimit të produkteve në dyqan sipas udhëzimeve të Brandit;
  • Mban përgjegjësi për produktet që tregtohen në dyqan;
  • Kujdeset që dyqani të jetë i rregullt, i pastër dhe të ketë ndriçimin e duhur;

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Të ketë mbaruar shkollën e mesme;
  • Të punojë në grup dhe të ketë iniciativë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Njohuritë në gjuhë të huaja përbëjnë avantazh;
  • Eksperiencë pune në shitje në kompani me aktivitet të ngjashëm është avantazh;

Mënyra e aplikimit:
Të gjihë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën hr@fashiongroup.al.
Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen
.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Fashion Group Albania shpk, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune. Këto të dhëna aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të kompanisë dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues. Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Fashion Group Albanina shpk, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
  • Profili Moda/Veshja