Tirane, ofroj vend pune Perfaqesuese Shitjesh 72 views

Job Expired

EPPC Albania kërkon një Përfaqësues Shitjesh për klientin e saj, një prej kompanive lider në tregun shqiptar që operon prej 26 vitesh në shitjen me shumicë dhe pakicë të materialeve elektrike.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Të njohë dhe përvetësoje produktet sipas specifikave të tyre;
  • Të mbajë marrëdhënie me të gjithë klientët që frekuentojnë njësinë e shitjes;
  • Të ofrojë asistencë për shitjet nëpërmjet telefonit;
  • Të prezantojë produktet teknikisht;
  • Të maksimizojë shitjet dhe arrijë objektivat e vendosur nga kompania;
  • Të përshtasë komunikimin sipas tipologjive të klienteve dhe nevojave të tyre;
  • Të sigurojë informacionin sipas përshkrimeve në katalogun e produketeve;
  • Të informohet në mënyrë të vazhdueshme mbi tregun e sektorit;
  • Detyra të tjera që lidhen me rolin.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Universitare ose Profesionale;
  • Njohuri dhe eksperiencë e mëparshme në sektore të ngjashëm;
  • Njohuri të materialeve elektrike;
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze/paketës MS Office;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bindëse.
  • Të jetë person ambicioz, korrekt, i besueshëm dhe i organizuar.

Të tjera:

  • Trajnim i ofruar nga kompania;
  • Kontratë pune me kohë të plotë;
  • Pagë bazë + bonuse;
  • Mundësi promovimi brënda kompanisë.

Si të aplikoni :

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj, duke ndjekur linkun e
më poshtëm:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Zona e Liqenit Artificial, Pallati “Syri i Liqenit” - Rruga “Shyqyri Brari”, Kati 2, Apt 16
  • Profili Punesim