Tirane, ofroj vend pune Operatore per procesimin e porosive 342 views

Job Expired

Shoqeria “Nelt” shpk, pjesë e “NELT Group”, njëra prej kompanive me të mëdha në Ballkan në fushën e distribucionit, menaxhon dhe shpërndan markat e disa prej kompanive më të mëdha multinacionale si Beiersdorf, Mondelez, GSK, Arcor, Friesland Campina, Kraš, Hell, Manner, Mutti, Trompenburg, Sebamed dhe Baby Food Factory.

Me punonjës të motivuar dhe procese efikase, kompania jonë synon të bëhet organizata lider në zinxhirin e furnizimit në Shqipëri.
Nelt shpk në kuadrin e zgjerimit dhe zhvillimit të kompanisë kërkon të punësojë në pozicionin:
Operator ne Sektorin e Procesimit te Porosive ne Departamentin e Finances

DETYRAT:

  • Eshte pergjegjes per regjistrimin e faturave me perpikmeri ne sistemin SAP.
  • Kujdeset qe procesi i regjistrimit te faturave te behet korrektesisht, dhe procedura te shkoje drejt procesimit,
  • Jep mbeshtetje ne procese te tjera te punes ne sektorin e finances,
  • Pergjigjet per procesimin direkt te faturave qe jane regjistruar ne sistem,
  • Ne bashkepunim me kolege te tjere si dhe Supervizorin e Logjistikes, pergjigjet per realizimin e inventarit ne cdo tre muaj ne magazine,
  • Pergatit raporte, si dhe proces verbale lidhur me humbjet qe mund te kete per produkte te ndryshme,
  • Eshte pergjegjes per mbarevajtjen e procesit te shkarkimit te produkteve prane magazines,

KËRKESAT:

  • Diplomë universitare në fushën Ekononike, Finance,
  • Eksperience e ngjashme rreth 2 vite,
  • Njohur shume te mira ne sistemin SAP ose te ngjashem,
  • Aftësi shume te mira në MS office,
  • Aftësi shumë të mira komunikuese,
  • Aftësi për të menaxhuar kohën,
  • Të jetë i/e besueshëm,
  • Të jetë dinamik/e.

NE OFROJME:

  • Page te kenaqshme.
  • Mundesi rritje profesionale brenda kompanise
  • Ambient pune miqesor dhe pozitive
  • Orari i punës: nga e Hëna në të Premte 8 orë punë.

TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË:
Departamenti i Burimeve Njerëzore ne adresen elektronike ; hr.al@nelt.com
Ose te kontaktojne ne Whataspp ne numrin 355689008590
Vetëm aplikantët e perzgjedhur nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të aplikimeve është deri më date 30.11.2023.

Nelt Sh.p.k me adrese “Rruga ‘ Dhaskal Todri”, Godina nr.33, Kashar, Tiranë, Shqipëri.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Nelt shpk sipas ligjit Nr. 9887 date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, miratuar nga Kuvendi i Republikes se Shqipërisë dhe do te perdoren vetem per qellime rekrutimit.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Autostrada Tiranë–Durrës, Km 24, ZK 1242, Borakë, Shijak, Durrës, Shqipëri
  • Tel/Mob +35542454718
  • Profili Tregti me shumice