Tirane, ofroj vend pune MENAXHER SHITJESH 38 views

EF Sport Wear eshte perfaqesuese eskluzive e produkteve sportive te markes se njohur gjermane UHLSPORT per Shqiperine dhe Kosoven.
Per te zgjeruar aktivitetin kerkohet: MENAXHER SHITJESH

Detyrat:

  • Pergatitje te ofertave per ekipet sportive sipas kerkeses, nen mbikqyrjen e drejtuesit.
  • Suporton drejtuesin ne pergatitjen e furnizimit, evidenton mungesat dhe stoqet e produkteve.
  • Evidenton klientet potencial/te rinj dhe organizon takime me ta ne ambientet e dyqanit apo te klientit. Miremban marredhenien me klientet ekzistues, per t’iu pergjigjur nevojave te tyre te vazhdueshme.
  • Mbikeqyrje e aktivitetit dhe i performances se shitjeve.
  • Mirembajtje e magazinës fizike dhe asaj online. Regjistrim i shitjeve dhe i furnizimeve ne sistem, kontroll periodik/ditor i tyre.
  • Ndjekje e porosive me poste deri ne mberritjen tek klienti.
  • Levizja me makine per nevojat e subjektit sipas nje grafiku te caktuar te aprovuar.
  • Mirembajtje dhe kryerjen e postimeve online ne rrjetet sociale te kompanise: Facebook, Instagram. Pergjigje te mesazheve, telefonatave dhe sms-ve ne numrin e kompanise.
  • Ndihmon dhe jep ide rreth sistemimit dhe ekspozimit te veshjeve ofertat e ndryshme ne ambientet e dyqanit.
  • Komunikim i vazhdueshem me koleget, drejtuesit si edhe klientët.
  • Raportim te rregullt tek drejtuesi per ceshtje te ndryshme.

Kualifikimet:

  • Te kete perfunduar arsimin e larte ne drejtimin Administrim Biznesi/Finance/Marketing.
  • Te kete 3 vite eksperience te meparshme ne shitje.
  • Te njohe shume mire paketen MS Office (Word, Excel, PowerPoint).
  • Kerkohen njohuri te mira te gjuhes angleze.
  • Te disponoje leje qarkullimi. Fleksibilitet ne udhetime brenda dhe jashte vendit.
  • Te menaxhoje punen ne grup dhe te jete i afte te punoje edhe ne menyre individuale.
  • Aftesi shume te mira negociuese dhe prezantuese.
  • I motivuar drejt performances / rezultatit final.
  • Seriozitet dhe perkushtim per ti sherbyer klientit ne menyre te kenaqshme.

Cfare ofrojme:

  • Page te kenaqshme dhe sistem bonusi per shitjet
  • Ambient pune komod dhe atmosfere miqesore
  • Punesimi: 40 ore ne jave
  • Mundesi zhvillimi profesional dhe individual

Nese jeni i motivuar per te punuar me ne lutemi te dergoni CV-ne tuaj dhe letrën e motivimit me email ne adresen manager@efsportwear.com brenda datës 16.09.2021.
Mirepresim aplikimet tuaja!

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Sport