Tiranë, ofroj vend pune Drejtues i/e Departamentit të Burimeve Njerëzore. 405 views

Job Expired

People R Us, në emër të klientit të saj, aktualisht është duke rekrutuar për pozicionin Drejtues i/e Departamentit të Burimeve Njerëzore.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Drejton dhe menaxhon politikat dhe programet e përgjithshme te Burimeve Njerëzore për të gjithë Kompaninë
  • Zhvillon dhe implementon strategjinë e HR si dhe themelon objektivat e HR sipas objektivave të Kompanisë, misionit dhe vizionit;
  • Menaxhon procesin e rekrutimit, përzgjedhjen, orientimin, trajnimin dhe këshillimin;
  • Zhvillon dhe drejton buxhetin e HR dhe shpenzimet (shpenzimet e pagave, zhvillimit personal të personelit, sistemit të benefiteve, rekrutimit);
  • Përgjegjëse për definimin dhe menaxhimin strategjik të Sistemit Informativ të Burimeve Njerëzore;
  • Drejton procesin e planifikimit organizativ, dizajnimit të strukturës organizative të kompanisë, përshkrimet e punës;
  • Menaxhon dhe monitoron vlerësimin e performancës së punonjësve;
  • Formulon dhe rekomandon Politika te Burimeve Njerëzore për Kompaninë ne lidhje me marrëdhëniet me personelin;
  • Përgatitë raportet dhe performancën e punonjësve;
  • Përgjegjës për vlerësimin e nevojave të trajnimit, identifikimin e trajnimeve për zhvillim personal të punonjësve
  • Përcakton dhe rekomandon politikat e marrëdhënieve të personelit;

Kualifikimet:

  • Diplomë universiteti në ekonomi, shkenca shoqërore, juridik, administrim biznesi apo kualifikim ekuivalent professional.
  • Përvojë paraprake (3 vite) në burime njerëzore, punë administrative, apo/dhe ligjore.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën angleze dhe shqipe në të shkruar dhe në të folur.
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, dhe programet e Microsoft Office.
  • Njohuri të detajuara të ligjeve te aplikueshme ne Shqipëri.
  • Aftësi të shkëlqyeshme analitike, organizative.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs.peoplerus@consultant.com me subjekt “Drejtues i/e Departamentit të Burimeve Njerëzore”

Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në 10 Maj 2020.

Ju do të kontaktoheni nga ekipi People R Us nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Konsulence