Tirane, ofrohet vend pune Teknik elektrik / Elektronik / Servis 292 views1 application

Job Expired

IMPACT SHPK, është një kompani lider në fushën e impianteve elektronike, elektrike dhe hidraulike.
Distributor eksluziv i shumë markave të njohura në gjithë botën.

Pozicion vakant pune:
ELEKTRICIST /NDIHMES ELEKTRICIST
 me orar të plotë.

KUALIFIKIMET DHE AFTESITE E KERKUARA:
• Të ketë minimumi 2 vite eksperiencë punë në profil të njëjtë.
• Te ketë arsimim profesional ne kete fushë
• Te ketë leje drejtimi te kategorise B (e detyrueshme).

Pozicioni vakant:
Teknik servis Elektronik/Telefona

Vendndodhja: Tiranë
Permbledhja e Pozicionit: Kryen diagnostifikim & riparimin e produkteve ne kategorine elektronike/Telefona.
Detyra dhe Pergjegjesi:
• Teston pajisjet dhe konstaton difektin.
• Riparon produktet, duke respektuar afatet e percaktuara.
• Ploteson te dhenat per cdo riparim te kryer ne database.
• Kryerja e detyrave te tjera te caktuara nga supervizori direkt.

Edukimi/ Pervoja profesionale:
• Arsimimi: Arsim profesional ose I larte ne Inxhinieri të ndryshme (vecanërisht Elektronike ose Elektrike)
• Përvojat profesionale: 1-3 vjet përvoje pune.
• Gjuhët e huaja: Aftësi të mira komunikuese në Shqip & Anglisht.
• Njohuritë kompjuterike: Aftësi të mira të Paketës Office.

Aftësi të tjera:
• Aftësi shumë të mira organizimi, koordinimi, planifikimi.
• Aftësi shumë të mira komunikuese.
• Aftësi për të punuar ne grup.
• Aftësia për të punuar në mjedis mjaft konkurrues, ku përmbushja e objektivave në kohën e paracaktuar është parësore

Pozicioni vakant:
Teknik Elektronik (Instalator)

Impact Shpk, kërkon të punësojë Teknik Elektronik (Instalator) per paisjet dhe sistemet si më poshtë:
• Rrjeta Telefonik
• Rrjeta Elektrike
• Sisteme CCTV
• Sisteme Aksesi dhe Alarmesh
• Sisteme Monitorimi dhe Detektimi

Detyra dhe Përgjegjësi:
• Të ketë pervoje pune në instalime të kabllimeve telefonike
• Të ketë pervojë pune në instalime dhe montime të komponenteve të rrjetave, si priza, patchpanele, etj,
• Te kete pervoje pune ne instalimin dhe montimin e kanalinave dhe tubave (metalik, plastik) si rruge kalimi per kabllimet kompjuterike, telefonike dhe elektrik.
• Të ketë pervoje pune në instalime dhe montime të sistemeve CCTV, Kamerave.
• Të ketë pervoje pune në instalime dhe montime të sistemeve të dedektimeve me ane të sensoreve të ndryshëm,
• Të kete pervoje pune në instalime dhe montime të sistemeve të akses kontrollerit, sistemeve të alarmeve, etj
• Të kete pervoje pune në instalime dhe montime të sistemeve të detektim
• Disponibilitet për punë në terren dhe punë për ndërhyrje suporti apo emergjence në rast nevoje të projekteve apo klientëve.
• Vetëveprim për zgjidhjen e çështjeve që nuk kërkojnë vendimarrje të një niveli më të lartë.
Kualifikimet dhe kërkesat:
• Të ketë mbaruar arsimin professional të mesëm, në një nga drejtimet Elektrik, Elektronik, te ngjashme.
• Të ketë minimumi 2 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
• Të jetë i aftë të menaxhojë kohën dhe ngarkesën e punës në terren.
• Të jetë i aftë të punojë në grup dhe i pavarur.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
• Të ketë aftësi për të punuar në një ambjent bashkëpunues.
• Të ketë aftësi të mira të gjuhës Shqipe dhe Angleze, në lexim dhe shkrim.

Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutem dërgoni CV me foto, duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni në adresën: hr@impact-al.com
Cel. : +355675022666

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Elektronike