Tirane, ofrohet vend pune Specialist Planifikimi 115 views

Job Expired

Teknologjia është e paimagjinueshme pa njerëz, është bërë nga njerëzit dhe përdoret prej tyre. Për këtë arsye në aktivitetet tona të përditshme punojmë me pasion, me ekspertë në profesionin e tyre, zhvillojmë inovacionin dhe plotësojmë kërkesat e klientëve tanë. Vizitoni faqen tonë të internetit: www.forschner.com

Forschner Albania kërkon të punësojë: Specialist Planifikimi
Detyrat kryesore:
· Përgjegjës për realizimin e planit te prodhimit;
· Bën kalkulimin mbi bazën e informacionit të marrë nga klienti, identifikon produktet me data perkatëse për tu dorëzuar tek klienti (plan ditor, plan javor);
· Në bazë të planit të prodhimit gjeneruar bën hapjen e urdhërave te punës në XPPS;
· Hap urdhëra pune për kerkësat, konfirmon datat e dorëzimit;
· Dërgon planin e prodhimi në sistem personit përkatës dhe përcakton afatin kur duhet të jenë gati produktet;
· Përgjegjës për planifikimin ditor si edhe ndjekjen e ecurisë së prodhimit;
· Komunikim i vazhdueshëm me Logjistikën për arsye planifikimi dhe menaxhimi;
· Në rastet e kërkesave të shpejta apo produkte të reja, kryen verifikimin e gjendjes së materialeve dhe koordinon procesin e prodhimit;

Kualifikime:

  • Diplomë Universitare
  • Njohje e programit XPPS
  • Aftësi shumë të mira pune me programin Excel
  • Njohje të gjuhës Angleze/ Gjermane
  • Parimet e Logjistikës dhe magazinimit.
  • Perpilim raportesh statistikore

Bashkohu me ekipin tonë të talentuar dhe bëhu pjesë e së ardhmes.

Aplikoni duke dërguar CV tuaj në: infoal@forschner.com
SUKSESE!

More Information

  • This job has expired!