Tirane, ofrohet vend pune Specialist/e Thesari Jr. 312 views5 applications

Balfin Asset Management, i themeluar në vitin 2023, është një lider i dalluar në menaxhimin e strukturave të mikpritjes, si dhe një ekspert në optimizimin e aseteve, maksimizimin e performancës operacionale dhe zhvillimin komercial e rekreacional Mix Use. Me një sipërfaqe të menaxhuar prej mbi 1,2 Mil m2 dhe një portofol prej më shumë se 20 shërbimesh të ndryshme në menaxhimin e aseteve dhe pronës, kompania ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për klientelën e saj të larmishme.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Specialist Thesari – Junior
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Puna e specialistit të thesarit – junior konsiston në kryerjen e pagesave në kohë reale, monitorimin e raporteve të thesarit, flukset e parave të buxhetuara dhe përgatitjen e draft raporteve për gjendjen e parasë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:
• Regjistrimi i veprimeve financiare në programin Navision;
• Ndjekja e aktiviteteve ditore të thesarit si kursi i këmbimit, çështjet ditore me bankat vendase, etj.
• Përgatitja e raporteve të gjendjes dhe lëvizjes së fondeve në banka/arkë;
• Rakordimi i kartelave të klientëve dhe furnitorëve të shoqërisë;
• Arshivimi i dokumentave fizike dhe elektronike në dosje të vecanta për cdo qendër kostoje;
• Përgatitja e dosjes mujore të transaksioneve bankare dhe të arkës sipas procedurës së kompanisë;
• Hartimi i kontratave me bankat, proces verbalet dhe dokumenta të tjera shoqëruese;
• Ndjekja dhe mbyllja e konfirmimeve të balancave vjetore;
• Koordinimi me specialistin e shitjeve dhe blerjeve për faturat respektive;
• Cdo detyrë, funksion tjetër kërkuar nga Supervizori.

Aftësi dhe Kualifikime:
• Diplomë në degët Financë/Kontabilitet.
• Minimumi 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme;
• Aftësi të forta analitike dhe zotërim i programit Navision;
• Aftësi shumë të mira komunikimi verbale dhe të shkruara në anglisht dhe shqip;
• Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve;
• Punon shumë mirë në grup, si dhe në mënyrë të pavarur;
• I/e motivuar për të kërkuar përgjigje, sugjeruar përmirësime dhe zhvilluar aftësi të reja;
• Fleksibël në orare.

Kushtet e Punës:
Balfin Asset Management është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link.

Afati i dorëzimit: 30/10/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Profili Imobiliare