Tirane, ofrohet vend pune Specialist/e Marketingu Senior 92 views

Job Expired

Kron Construction shpk

Pozicioni: Specialist/e Marketingu Senior.
KRON Construction është pjesë e “Pajtoni Group”, një kompani ndërtimi, projektimi dhe menaxhimi që operon në treg prej vitit 2007.
Kompania jonë udhëhiqet nga një staf ekspertësh dhe profesionistësh që i janë dedikuar sfidave më inovatore.
Projektet tona sfiduese po marrin jetë dita-ditës. Të lokalizuar me zyrat qëndrore në Autostradën Tiranë-Durrës,
aktualisht jemi ne kerkimi ten je “Specialist/e Marketingu.

Qellimi i pozicionit :

Specialisti i Marketingu Senior identifikon nevojat dhe dëshirat e konsumatoreve, përcakton tregjet e synuara që shoqëria mund ti shërbejë,
vendos mbi produktet, shërbimet dhe mënyrën e përshtatshme për t’u shërbyer tregut.
Duhet të ketë aftësi krijuese, idet te reja inteligjente dhe me imagjinatë të cilat të kthehen në produkte, shërbime dhe zgjidhje të zgjuara

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  1. Zbatimi dhe monitorimi i planeve të marketingut në mënyrë rigoroze;
  2. Përgjegjës për të gjitha kanalet dhe materialet e komunikimit të kompanisë (on-line, off-line, aktivitetet e mediave sociale, etj);
  3. Përpilimi i përshkrimeve të produkteve dhe shërbimeve të kompanisë për tu përdorur më pas në fushata e marketingu;
  4. Disenjon përmbajtjen (content) e postimeve të ndryshme në rrjetet kryesore sociale të kompanisë (Facebook, Instagram, LinkedIn, Webpage etj);
  5. Mban të përditësuar kanalet digitale të komunikimit me produktet/shërbimet dhe përshkrimet e nevojshme;
  6. Kryen hulumtime të tregut dhe identifikon pikat e forta dhe dobësitë e kompanisë; gjen mundësitë e tregut.
  7. Mban marrëdhenie të drejtpërdrejta me kompani të jashtme për prodhimin e materialeve publicitare;
  8. Rishikon ofertat ndaj klientëve për të përshtatur përmbatjen e këtyre ofertave në stilin e strategjisë së marketingut;
  9. Qëndron gjithmonë i informuar për zhvillimet e tregut dhe produkteve dhe përshtat marketingun e kompanisë me ndryshimet në treg;
  10. Merr pjesë në mënyrë aktive në mbledhjet e departamentit të shitjes e marketingut dhe sugjeron fushata marketingu për arritjen e objektivave të departamentit;
  11. Disenjon dhe rishikon komunikimet për shtyp lidhur me projektet e zbatuara të kompanisë;
  12. Angazhohet në mënyrë të pavarur në komunikime me klientët në rrjetet sociale duke u përgjigjur në mënyrë profesionale;
  13. Ndjek ankesat e klientëve me departamentet e tjera respektive në mënyrë që të sigurojë nivel profesional të kujdesit ndaj klientit;
  14. Detyra të tjera të ngarkuara nga Menaxhimi;

Edukimi: Diplomë në Marketing/Administrim Biznesi apo profile të ngjashme

Kualifikime të tjera:

  1. Eksperiencë e mëparshme në Marketing e preferueshme në Real Estate
  2. Njohës dhe përdorues i paketave MS Office (Word, Excel, PowerPoint)
  3. Njohuri të mira në graphic design dhe aplikacioneve të tjera të ngjashme;
  4. Aftësi të mira analitike, komunikimi, prezantimi dhe raportimi;
  5. Aftësi të mira në organizim përsonal dhe manaxhim kohe;
  6. Njohje shumë të mira të gjuhës Angleze;
  7. Aftësi për të punuar i/e pavarur dhe në grup.

Aplikimi : Kandidatet e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e emailit : info@kronconstruction.al.
Konfidencialiteti : Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Ndertim