Prime Recruitment Albania po kërkon të punësojë një Shefe Finance për një kompani në Tiranë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhon, kontrollon dhe mbikqyr departamentin e Financës;
- Të njohë shumë mirë programet financiare ( Financa 5);
- Koordinon përgatitjen e pasqyrave financiare & raporteve financiare;
- Zbaton rigorozisht procedurat e financës & kontabilitetit;
- Kontrollon miratimin dhe përpunimin e të ardhurave & shpenzimeve, mirëmbajtjen e llogarive;
- Kontrollon përgatitjen e listës së pagave dhe pagesat e perfitimeve për stafin;
- Siguron që të dhënat janë mbajtur në përputhje me standardet e pranuara të auditimit;
- Analizon kontrollin e kostos dhe shpenzimet;
- Përgjegjëse per realizimin dhe mbylljen e pasqyrave financiare , listëpagesat, deklarimin e taxave;
- Përgjegjëse për organizimin dhe përgatitjen e dokumentacionit financiar;
- Përgjegjëse për komunikimin dhe koordinimin e punës me Institucionet e tatim taksave;
- Përgjegjëse për manaxhimin e inventarit, aktiveve të qendrueshme;
- Përgjegjëse për analiza të ardhurash dhe shpenzimesh;
- Asiston në koordinimin e të gjitha proceseve me palët e treta për cështjet financiare të shoqërisë.
Kualifikimet dhe aftësitë që kërkohen për këtë pozicion:
- Të ketë kryer arsimin e lartë Ekonomik, preferohet në Finance/Kontabilitet;
- Mbi 5 vite eksperiencë të ngjashme;
- Përdoruese shume e mire e paketes MS Office dhe Programeve financiare;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Aftësi shumë të mira analitike;
- Aftesi shumë të mira në menaxhimin dhe motivimin e stafit nen varësi.
Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre me subjekt ” Shefe Finance” në adresën tone të e-mailit
📩 aplikopra@gmail.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Prime Recruitment Albania sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Cel. : 0694449400
More Information
- Language anglisht
- Experience Level me eksperience