Distributori farmaceutik Evita Sh.p.k, në kuadër të zgjerimit të strukturës së saj kërkon të punësojë:
Punonjës/e magazine-përgatitës i porosive
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
- Bën sistemimin e mallit në vendet e përcaktuara;
- Kujdeset për ambientet magazinuese;
- Përgatit porositë e klientëve për produktet në bazë të kërkesave të ardhura prej tyre dhe listës së produkteve që duhet të shiten për klientët;
- Bën kontrollin përfundimtar të mallit të porositur;
- Ndihmon në sistemimin e porosive në mjetet e transportit;
- Raporton tek përgjegjësi i magazinës në rast të konstatimit të dëmtimeve të ambienteve magazinuese ose të produkteve;
- Përgjegjës për të gjithë procesin e etiketimit;
- Raporton dhe ndjek me përpikmëri direktivat e dhëna nga Menaxheri i Magazinës;
Kriteret e nevojshme:
- Të ketë minimalisht arsimin e mesëm;
- Aftësi shumë të mira komunikimi;
- Të jetë bashkëpunues dhe i aftë të punojë në grup;
- Avantazh përbën nëse ka njohuri mbi barnat, pajisjet, materialet mjekësore, laboratorët, etj;
Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, km 8
Transporti i siguruar
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar Cv-në në adresën e emailit: hr@evitaalbania.com
Për info: 0692701930
Afati i aplikimit: 30/05/2024
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
More Information
- Experience Level edhe pa eksperience