Tirane, ofrohet vend pune Magazinier/e 128 views1 application

Job Expired



Zacora Sh.P.K Qendra Tregetare Online me e madhe ne Shqiperi

kerkon te punesoje:

MAGAZINIER/E

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Është pergjegjës për sistemimin e mallrave në ambientet e magazinës.
• Kontrollon të gjitha furnizimet e mallrave që hyjnë në magazinën përkatëse si dhe komunikon me operatoren e Finances në magazinë për të siguruar regjistrimin e mallrave në sistemin e magazinës.
• Kontrollon të gjitha daljet/shitjet e produkteve nga magazina përkatëse dhe krahason sasitë fizike të bëra dalje me dokumentacionin përkatës shoqerues.
• Siguron ndarjen e saktë të detyrave për punonjësit e magazinës për sistemimin e mallrave përgatitjen e porosive dhe administrimin e paketimeve dhe materialeve promocionale.
• Mer porosite nga sistemi dhe pregatit pakot ne bashkepunim me stafin.
• Mban një listë me gjitha barkodet e produkteve dhe njofton operatoren e financës sa herë ka ndryshime të barkodeve gjatë furnizimeve.
• Monitoron në bazë ditore stokun e magazinës dhe vazhdimisht krahason gjëndjen fizike me sasitë në sistem duke kryer inventarizime fizike te produkteve.
• Koordinon punën e punëtorëve të magazinës, si dhe i monitoron ata.
• Bashkëpunon me departamente të kompanisë mbi procese të ndryshme.

Kriteret:

• Të ketë përfunduar arsimin e larte – të preferueshme degët në fushën e Ekonomisë
• Të ketë eksperiencë pune minimalisht 2 vite si magazinier.
• Të jetë korrekt në respektimin e orareve.
• Të ketë cilësi të mira të drejtimit të grupit dhe punës në grup.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: info@zacora.al
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar.
Ju do të kontaktoheni nga ekipi Zacora nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Cel. : +355698269581

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Profili Moda/Veshja