Tirane, ofrohet vend pune Financier/e 281 views3 applications

Shërbime Biznesi AMSH shpk ofron shërbime të konsulencës financiare, mbajtje kontabiliteti për të gjitha llojet e shoqërive dhe të personave fizik dhe shërbime të tjera konsulence të biznesit në përgjithësi. Shërbime Biznesi AMSH po kërkon të zgjerojë stafin në pozicionin Financier/e

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Regjistron të gjitha transaksionet e aktivitetit (Blerjet, shitjet , arkat, bankat, listepagesa, veprimet e ndryshme rregulluese etj);
  • Mirëmban llogarinë e klientit në e-filing dhe në self-care;
  • Përgatit Pasqyrat Financiare periodike sipas nevojave të klientit dhe ato vjetore sipas legjislacionit fiskal & kontabël;
  • Deklarimet në sistemin tatimor online;
  • Rakordim të pagesave;
  • Rakordim i palëve të treta;
  • Rakordimi periodik i gjendjes së llogarive bankare me ato në kontabël;
  • Ndjek të gjitha detyrat e mirëmbajtjes së mardhënies se shoqërisë me organet tatimore dhe instancat e tjera;
  • Përgjegjëse për mbajten e sistemit të kontabilitetit sipas legjislacionit tatimor;
  • Përgjegjëse për organizimin dhe përgatitjen e dokumentacionit financiar;
  • Çdo detyrë tjetër që i përshtatet pozicionit të punës;

Kërkesat dhe Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë ne Fakultetin e Ekonomisë;
  • Të ketë eksperiencë pune minimumi 3 vite;
  • Të jenë perdorues të mirë të programit Financa 5 dhe programeve të paketës Ms Office (vecanerisht Excel-i) ;
  • Të jetë i/e aftë të punojë e pavarur si dhe ne grup;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe organizuese;
  • Të ketë aftësi të mira analitike, saktësi në kryerjen e detyrave;
  • Të ruajë konfidencialitetin;

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën hr.sherbimebiznesiamsh@gmail.com.
Cel. : 0697011125

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Profili Sherbime Financjare