Tirane, kerkojme drejtues/e teknik/e ne depo farmaceutike 36 views

Pharma One shpk, prej me shume se 20 vitesh operon ne tregun shqiptar farmaceutik.aktualisht, eshte ne kerkim te nje drejtues/e teknik/e per ne depo.

Detyrat dhe pergjegjesite kryesore:
1. Ndjek dhe shqyrton procedurat në tërsi të importit të barnave. Duke përfshirë por pa u kufizuar në përgatitje dokumentacioni Teknik per importet.
2. Asiston klientët në lidhje me problemtikat që mund të kenë me produktet.
3. Përgjegjëse për daljen nga magazine të barnave
4. Asiston institucionet ligjzbatuese në kuadër të kontrollit të medikamenteve dhe pajisjeve mjeksore.
5. Ndjek dhe përgjigjet ne mënyrë të vecantë për manaxhimin dhe shitjen e barnave dhe substancave narkotike.
6. Procedurat ne teresi te Manaxhimit te Cilesie.
Përgjegjëse për;
· barnat janë ruajtur, shpërndarë ose eksportuar në mënyrë të tillë që të jenë ne perputhje me kërkesat e rregullores nr. 660, date 20.09.2018.
· barnat janë dorëzuar tek porositësi i duhur.
· deviacionet nga procedurat e përcaktuara janë hetuar dhe dokumentuar.
· menaxhim efektiv të riskut.
· menaxhimi i ankesave per barnat.
· monitorimi dhe auditimi i brendshëm.
– sistemin online e-depo.
– sistemin e manaxhimit te cilesise
– ndjekjen e procedurave me institucionin e FSDKSH-se.

Kriteret;

  • Arsim i larte ne degen Farmaci
  • Jo me pak 3 vite eksperience si Drejtues/e Teknike (e preferueshme ne depo farmaceutike)
  • Njohuri te shkelqyera te gjuhes Angleze. (taksative).

Aplikimi: Aplikimet duhet te dergohen ne adresen e emailit hr@pharmaone.al deri ne date 30/06/2021, me subjekt: “Aplikim per “Drejtues/e Teknike.
Konfidencialiteti: Te gjithe aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote, ne perputhje me Ligjin, nr. 9887, “Per mbrojtjen e te dhenave Personale”.

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Autostrada Tr-Dr, Km 6