Teknik mirembajtje makinerish 80 views3 applications

PSZ Albania GMBH Shpk themeluar me 2012 eshte pjese aktive e suksesit Kombetar dhe Nderkombetar ne fushen e montimit te kabllove, elementeve drejtues si dhe komponenteve elektronike dhe elektromekanike. Pjese e grupit te sukseshem Gjerman PSZ Electronic GMBH, me nje eksperience 10 vjecare, histori suksesi dhe me nje veprimitari nderkombetare ne fushen elektronike.
Sipermarrja PSZ Electronic GMBH ne total numeron rreth 1000 te punesuar, realizon nje nderlidhje me kompani te huaja persa i perket prodhimit te kabujve, pjeseve perberese elektromekanike, komponenteve elektronike per sisteme te ngrohjes, sisteme inxhinjerike mjeksore sipas kerkesave specifike te klinteve tane ne mbare boten.

Menaxhimi si pasoje e zgjerimit te kompanise dhe biznesit aktual, ka identifikuar nevojen per punesimin e nje Tekniku ne Departamentin Teknik i cili do te jete pjese e ekipit te PSZ Albania per te permbushur kerkesat dhe objektivat e percaktuara. Ftohen te aplikojne kandidate te pershtatshem per kete pozicion.

Pozicjoni i punes: TEKNIK MIREMBAJTJE MAKINERISH
Kandidati i kerkuar duhet te kete keto aftesi dhe kualifikime:

  • Te kete mbaruar shkollen profesionale elektrike/mekatronike/mekanike.
  • Inxhinjeri elektronike (eshte plus)
  • 2-3 vite eksperience ne fushen e mirembajtjes, te jete marre me: instalime makinerish, preventive per mirembajten dhe riparimet e makinerive industriale
  • Aftesi te mira elektrike/mekanike/hidraulike
  • Aftesi te mira komunikimi
  • Aftesi per te punuar ne menyre individuale , pa pasur nevoje per dike qe ta kontrolloj
  • Te dije te perdore veglat dhe instrumenet mates
  • Te dije te perdore kompjuterin dhe programet baze , Word ,Exel

Ne jemi ne kerkim te kandidateve me potencial dhe ambicje profesionale.

Ftohen te aplikojne vetem kandidatet qe plotesojne kriteret e lartshenuara, ne adresen tone elektronike; Rekrutime@psz-electronic.com
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste.

Adresa: Autostrada Tirane-Durres KM 14, Mucaj, nr 137/39, Vore, Tirane
*Ju bejme me dije se te dhenat tuaja personale do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjeve ne fuqi (Ligji Nr. 9887, date 10.03.2008, “Per mbrojtjen e te dhenave personale).

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres KM 14, Muçaj, nr 137/39, Vore
  • Profili Elektronike