Teknik i Sistemeve, Departamenti i Pas Shitjeve 47 views

Teknik i Sistemeve, Departamenti i Pas Shitjeve

Rreth nesh
Auto Star Albania sh.a., pjesë e Kastrati Group, është i pari distributor i përgjithshëm dhe përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz dhe markave të tjera të Daimler në Shqipëri. Auto Star Albania ofron shërbimet e shitjes për të gjitha modelet e reja dhe të përdorura Mercedes-Benz (autovetura, furgonë, kamionë dhe autobuzë), këshillim financiar për individët, kompanitë dhe institucionet shtetërore etj. Auto Star Albania sh.a. gjithashtu ofron shumëllojshmëri shërbimesh periodike, riparim dhe servisim, si dhe shërbime garancie, të gjitha konform standardeve të përcaktuara dhe certifikuara nga Mercedes-Benz dhe Daimler AG.

Auto Star Albania sh.a. është në kërkim të një individi të talentuar dhe ambicioz për pozicionin Teknik i Sistemeve, Departamenti i Pas Shitjeve.

Tekniku i Sistemeve, është ekspert dhe përgjegjës për diagnostikimin e sistemeve dhe rregullimin e keqfunksionimeve në njërën nga specializimet e përcaktuara; sistemet e fuqisë, sistemet e sigurisë së lëvizjes dhe qëndrueshmërsë së lëvizjes, sistemet e sigurisë dhe komoditetit, si dhe sistemet e telekomunikacioneve. Në këto specialitete, ai/ajo duhet të punojë në sistemet aktuale për të gjitha automjetet e prodhimit Mercedes-Benz. Ai/ajo duhet të kenë njohuri gjithëpërfshirëse për sistemet e veçanta të modeleve Mercedes-Benz dhe duhet të ketë kompetenca të shkëlqyera teknike, si dhe ai duhet të punojë në mënyrë të pavarur në urdhërat komplekse të riparimit në zonën e tij të veçantë dhe në mënyrë efikase të rivendosë funksionin e automjetit të klientit dhe rritjen e kënaqësisë së klientit.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Kryen inspektimin vizual dhe teknik të automjeteve.
  • Kryen diagnoza të vështira dhe komplekse që janë pjesë e përgjegjësinë e tij, duke përdorur teknologjitë më të fundit të diagnostikimit, proceset/metodat dhe procedurat e nevojshme.
  • Kryen diagnostikime sistematike dhe të strukturuara (në përputhje me strategjinë e diagnozës) duke përdorur informacionin nga ankesa e klientit, vlerat aktuale dhe specifikimet nga Sistemi i Ndihmës së Diagnozës
  • Azhornon pajisjet dhe të dhënat për përditësimin (kolaudimin) e cilësisë dhe përgatitjen e automjetit dhe/ose paisjet e nevojshme diagnostikuese.
  • Shqyrton dhe mbikqyr informacionin ditor të ofiçinës/servisit, cilësinë e shërbimit dhe atë të riparimeve.
  • Kryen në mënyrë të pavarur procedurat komplekse të çmontimit dhe montimit, përfshirë proceset e riparimit/rregullimit, kontrollit të cilësisë së punimeve (p.sh. riparimet e transmisioneve automatike dhe/ose riparimet e motorit).
  • Instalon komponentët dhe sistemet gjithëpërfshirëse dhe komplekse në automjet, rrjetëzimin e tyre me sistemet e automjeteve dhe gradimin (kolaudimin) profesional të tyre (p.sh. sistemet telematike, ngrohjes stacionare, rimorkios tërheqëse etj. në varësi të specializimit të tij).
  • Planifikon dhe kryen në mënyrë të pavarur të gjitha operacionet komplekse të riparimeve që kërkohen për të rivendosur funksionet e sistemeve, duke përdorur të gjitha sistemet informative të ofiçinës/servisit që ka në dispozicion.
  • Kontrollimi i pjesëve të hequra dhe agregatëve të zmontuar. Zëvendësimi ose shkëmbimi i tyre, në varësi të gjendjes/gjetjeve të tij.
  • Kryen në mënyrë të pavarur inspektimet përfundimtare dhe testet e funksionimit për të gjitha riparimet komplekse.
  • Kthimi i pjesëve (pjesë këmbimi / pjesë të papërdorura) dhe dokumentimi i punës së kryer.
  • Përdorimi i Diagnostikimeve Star dhe sistemeve të tjera të diagnostikimeve, parametrizimi dhe përditësimi i softuereve (“flash”).
  • Ridokumentimi profesional p.sh. pas përditësimeve të softuerit, përpunimit të garancisë dhe punës ligjore që i nënshtrohet dokumentacionit (p.sh. inspektimet e emetimit të shkarkimeve, kontrollet e tahografit, në varësi të direktivave kombëtare).
  • Mundëson shërbime të diagnostikimit dhe riparimit për specializime të përcaktuara dhe të kualifikuara të sistemeve/funksioneve elektrike/elektronike, stabiliteti i drejtimit dhe sistemet/funksionet e sigurisë së drejtimit të mjetit, komoditeti dhe sistemet/funksionet e sigurisë, sistemet/funksionet e telekomunikacionit dhe HMI etj.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë dhe ose të ketë diplomë ekuivalente (Inxhinieri Mekanike dhe/ose arsim profesional).
  • Të ketë 1-2 eksperiencë në shërbimin e servisit në diagnostikimin, riparimin dhe/ose mirëmbajtjen e mjeteve (avantazh përbën përvoja në një servis të autorizuar Mercedes-Benz dhe/ose përfaqësi të tjera).
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera organizative, mbikëqyrëse dhe menaxheriale.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, të punës në grup dhe shërbimin ndaj klientit.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).
  • Të jetë i përkushtuar, serioz dhe të demostrojë sjellje profesionale.
  • Të kuptojë produktet e markës Mercedes-Benz dhe strategjinë e korporatës, qëllimet dhe udhëzimet e shërbimit të servisit.
  • Të ketë minimumi leje drejtimi të klasit B (mundësisht të klasit C, lejet e tjera të drejtimit përbëjnë avantazh).

Kushtet: Auto Star Albania sh.a. ofron një paketë tërheqëse benefitesh, përfshirë shpërblim të drejtë bazuar në vlerësimin e meritave dhe performancës të secilit punonjës si dhe mundësi karriere.

Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi brenda datës 25 shtator 2019 në adresën e e-mail: info@mercedes-benz.al dhe arben.breshani@mercedes-benz.al duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikon.

*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.

More Information

Please login with Candidate account to view more fields.
Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 8 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres, Km-7
  • Profili Automjete
Connect with us
Contact Us