Kerkojme punonjes nga Jugu ose Vlora, per profilin TEKNIK HIDRAULIK 68 views

Job Expired

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Për një grup të suksesshëm të investimeve në Ballkan, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

TEKNIK HIDRAULIK

 

 


DETYRAT E POZICIONIT

– Është përgjegjës për shërbimet e të gjitha proceseve hidraulike referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemeve.
– Kryen punimet hidraulike në rastet e nevojshme apo emergjente.
– Monitoron furnizimin dhe konstaton ndërprerjen e furnizimit me ujë duke raportuar të Supervizori teknik/Menaxheri i mirëmbajtjes.
– Merr masa të menjëhershme kur vëren ndërhyrje në rrjetin e furnizimit me ujë nga persona të paautorizuar.
– Kujdeset për depot e furnizimi me ujë dhe raporton për problematikat që lidhen me sigurinë.
– Zbaton me rigorozitet rregulloren e sigurimit teknik.
– Kryen detyra të tjera të caktuara nga Supervizorët dhe Menaxheri i Departamentit.

 

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Te ketë diplomë të shkollës së mesme profesionale apo certifikatë për sistemet hidraulike.
Eksperienca: Preferohet të paktën 3 vjet eksperiencë pune.
Aftësi:
– Të njohë mirë sistemet hidraulike dhe mënyrën e funksionimit të tyre.
– Të ketë njohuri rreth sistemeve të tjera mekanike dhe hidraulike.
– Të jetë i aftë të operojë dhe t’i japë zgjidhje problemeve dhe defekteve të ndryshme hidraulike

 

*Vendndodhja e punës: Palasë. Transporti i siguruar nga kompania
* Për kandidatët që nuk janë nga qyteti i Vlorës sigurohet akomodim dhe ushqim

 

 

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM!

 

 


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutim

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 35 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime