Teknik Gjelberimi/Agronom (Lulishtar) 35 views

Job Expired

ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM është kompania menaxhuuese e Qendrave tregtare TEG dhe QTU, si dhe TLP, Rolling Hills, dhe Ambasador 3. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie dhe Administrim.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni:
 Teknik Gjelbërimi (Lulishtar)
Departmenti: Mirëmbajtjes Teknike
Vendodhja: Tiranë

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Pastrim i territorit (jeshil) nga mbeturinat çdo ditë.
  • Vaditja e barit gjatë periudhës së Verë-Vjeshtës.
  • Korrja e barit me makinë sipas nevojave.
  • Kontrolli periodik i luleve brenda qendrës dhe pastrami nga mbeturinat e thata etj… si dhe vaditja e tyre.
  • Krasitja dhe mirëmbatja e pemëve dhe luleve në territorin e jashtëm të qendrës.
  • Vaditja e bimëve në vazo (jashtë)
  • Në dispozicion të administratës për nevojat e zyres, dekorit, reklamave, aktiviteteve.
  • Dhënia suport në rast nevoje për punët rutinë të Departamentit të Mirëmbajtjes Teknike.
  • Raportim tek supervizori/apo menaxheri i Departamentit të Mirëmbajtjes Tenkike ne rast të evidentimit të problemeve në qendër.
  • Pastrim i korridoreve te sherbimit te emergjencave ne rastet e nevojshme sipas manualit teknik.
  • Raportim me shkrim tek supervizori i gjelberimit për punët që kryhen gjatë ditës.
  • Detyra të tjera që mund të ngarkohen nga eprori:

Kërkesa dhe kualifikime:

  • Të ketë kualifikime përkatëse ne këtë fushë dhe një experiencë pune jo më pak se 1-2 vite.
  • Preferohet te kete kryer studime në degën e Agronomisë.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Aftësi të lartë vetëkontrolli, maturie dhe të punës nën presion.
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës

Mënyra e aplikimit*:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në e detajuar brënda datës 28/12/2022 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subject: “Teknik Gjelbërimi (Lulishtar)
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 17 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Sherbime