Takime të Hapura – ProCredit Onboarding Process 06 Mars 2020 207 views1 application

Job Expired

Takime të Hapura ProCredit Bank– Mundësi Punësimi ProCredit Onboarding Process 

06 Mars 2020

ProCredit Onboarding Process, është një mundësi punësimi për profesionistët e kualifikuar dhe të sapodiplomuarit në universitete apo institucione të tjera të larta arsimore, pavarësisht nga fusha e tyre e studimit.
Procesi “Onboard” është mundësia e vetme e hyrjes në Bankën ProCredit. Të gjithë punonjësit e rinj kalojnë përmes të njëjtit proces përzgjedhje.
Kandidatët të cilët përfundojnë me sukses procesin e përzgjedhjes i ofrohet një kontratë pune dhe marrin pjesë në një proces gjashtë mujor “Onbording” në një mjedis ndërkombëtar.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij procesi punësimi, të mësoni më shumë për të dhe bankën ProCredit, bëhuni pjesëmarrjes në takimin e hapur.
Si një punëdhënës i përgjegjshëm, ProCredit Bank siguron dhënien e informacionit të detajuar për të gjithë ju që jeni të interesuar të punoni me ne.
Për të realizuar këtë proçes, ne kemi organizuar takime të hapura të quajtura: Mundësi Punësimi, në të cilat prezantojmë proçesin tonë të rekrutimit dhe ProCredit Onboarding Process prandaj nuk është e nevojshme të aplikoni përpara se të merrni pjesë në këto takime.

Ju do të keni mundësi të takoheni dhe të flisni me përfaqësuesit e Burimeve Njerëzore në takimet e hapura, të cilat zhvillohen çdo muaj, si më poshtë:

VendiProCredit Bank, Drejtoria Qendrore, Rr “Dritan Hoxha” Laprakë, Tiranë
Data: Takimi i rradhës 06 Mars 2020
AdresaDrejtoria Qendrore, Rr “Dritan Hoxha” Laprakë, Tiranë
Oraret: Takimi i parë në orën 10:00-11:00 dhe Takimi i dytë në orën 16:00-17:00

Konfirmim pjesëmarrje: Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në Takimin e Hapur, datë 06 Mars 2020, ju lutemi shkruani në adresën burime_njerezore@procredit-group.com duke specifikuar edhe orarin e pjesëmarrjes. Me dërgimin e e-mail-it konfirmues, ju automatikisht jeni të përfshirë në takimet tona, mjafton të paraqiteni në orarin e konfirmuar.

Ne ju ftojmë të lexoni më shumë në faqen www.procreditbank.com.al.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Rruga "Dritan Hoxha"
  • Profili Banke