Takime te Hapura 01 Nëntor 2021 dhe 04 Nëntor 2021 77 views1 application

Job Expired

Takime të Hapura datë 01 Nëntor 2021 dhe 04 Nëntor 2021 – Informim për Mundësi Punësimi në ProCredit Bank,ProCredit Onboarding Process

ProCredit Onboarding Process, është një mundësi punësimi për profesionistët e kualifikuar dhe të sapodiplomuarit në universitete apo institucione të tjera të larta arsimore, pavarësisht nga fusha e tyre e studimit. Procesi “Onboard” është mundësia e vetme e hyrjes në Bankën ProCredit. Të gjithë punonjësit e rinj kalojnë përmes të njëjtit proces përzgjedhje.
Kandidatët të cilët përfundojnë me sukses procesin e përzgjedhjes i ofrohet një kontratë pune dhe marrin pjesë në një proces gjashtë mujor “Onbording” në një mjedis ndërkombëtar.
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij procesi punësimi, të mësoni më shumë për të dhe bankën ProCredit, bëhuni pjesëmarrjes në takimin e hapur.
Si një punëdhënës i përgjegjshëm, ProCredit Bank siguron dhënien e informacionit të detajuar për të gjithë ju që jeni të interesuar të punoni me ne. Për të realizuar këtë proçes, ne kemi organizuar takime të hapura të quajtura: Mundësi Punësimi, në të cilat prezantojmë proçesin tonë të rekrutimit dhe ProCredit Onboarding Process prandaj nuk është e nevojshme të aplikoni përpara se të merrni pjesë në këto takime.

Shënime:

Ju do të keni mundësi të takoheni dhe të flisni me përfaqësuesit e Burimeve Njerëzore në takimet e hapura, të cilat zhvillohen çdo muaj, si më poshtë:
Vendi: ProCredit Bank, Drejtoria Qendrore, Rr “Dritan Hoxha”, Laprakë, Tiranë
Data: Takimet e rradhës 01 Nëntor 2021 dhe 04 Nëntor 2021
Adresa: Drejtoria Qendrore, Rr “Dritan Hoxha”, Laprakë, Tiranë
Oraret
: Takimet zhvillohen në orën 10:00-11:00
Konfirmim pjesëmarrje: Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në Takimin e Hapur, datë 01 Nëntor 2021 dhe 04 Nëntor 2021, ju lutemi shkruani duke specifikuar edhe ditën e pjesëmarrjes. Me dërgimin e e-mail-it konfirmues ne adrese te Burime_Njerezore@procredit-group.com">Burime_Njerezore@procredit-group.com , ju automatikisht jeni të përfshirë në takimet tona, mjafton të paraqiteni në ditën e konfirmuar.
Ne ju ftojmë të lexoni më shumë në faqen www.procreditbank.com.al

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Rruga "Dritan Hoxha"
  • Profili Banke