Kerkojme punonjes nga Jugu ose Vlora, per profilin SUPERVIZOR TEKNIK (me profil Elektrik ose Mekanik) 108 views1 application

Job Expired

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Për një grup të suksesshëm të investimeve në Ballkan, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

SUPERVIZOR TEKNIK (Elektrik ose Mekanik)

 

 

 


DETYRAT E POZICIONIT
– Është përgjegjës për shfrytëzimin e të gjithë proceseve elektrike/mekanike referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemeve.
– Udhëheq kryerjen e punimeve elektrike/ mekanike dhe sistemeve speciale në rastet e nevojshme apo emergjente.
– Planifikon, organizon dhe monitoron punën e përditshme për t’u siguruar se të gjitha etapat po kryhen sipas standardeve të përcaktuara.
– Mban në kontrollon koston e mirëmbajtjes së sistemeve mekanike/elektrike dhe sistemeve speciale.

 

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të zotëroje diplomë inxhinieri elektrike ose mekanik
Eksperienca: Preferohet të paktën 2 vjet eksperiencë pune ne te njejtin profil.
Aftësi:
– Njohuri shumë të mira të elementeve bazë të sistemit elektrik.
– Njohuri shumë të mira të rregullores së sigurimit teknik.
– Aftësi kompetente në instalime elektrike, në kontroll dhe mirëmbajtje rrjeti.

 

 

*Vendndodhja e punës: Palasë. Transporti i siguruar nga kompania (nisja Vlorë)
* Për kandidatët që nuk janë nga qyteti i Vlorës sigurohet akomodim dhe ushqim

 

 

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM!

 

 

 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 35 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime