Supervizor Shitjesh (Sektori Kozmetike) 13 views

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t’i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni i punës: Supervizor Shitjesh

Kushtet e kontratës: E pacaktuar

Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

 

Qëllimi i Pozicionit: Po kërkojmë një Supervizor të aftë Shitjesh, të orientuar drejt rezultateve për t’iu bashkuar ekipit të shitjeve për klientin tonë, lider në distribucionin e produkteve të kozmetikës dhe markave më të njohura në Evropë. Në rolin e Supervizorit të Shitjeve, përgjegjësia juaj kryesore do të jetë të mbikëqyrni dhe koordinoni proceset e punës të përfaqësuesve të shitjeve për të përmbushur dhe tejkaluar objektivat e shitjeve.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Krijoni, zhvilloni dhe ruani marrëdhëniet pozitive të biznesit dhe klientëve;
  • Kuptoni nevojat e klientëve dhe kujdeseni për zgjidhjen e problematikave;
  • Zhvilloni kontakte të qëndrueshme komunikimi dhe bashkëpunimi me të gjithë anëtarët e Ekipit të Shitjeve.
  • Organizoni dhe planifikoni proçeset e punës të Agjentëve të Shitjes.
  • Ndihmoni Agjentët e Shitjeve për arritjen e objektivave të Planit të Shitjeve;
  • Kujdeseni për zgjidhjen e problematikave të ndryshme në terren;
  • Kujdeseni për menaxhimin dhe trajnimin e ekipit të shitjeve;
  • Hartoni raporte vlerësimi për të gjitha proceset e shitjeve;
  • Mbikëqyrni matjet e performancës të shitjeve javore, mujore dhe tremujore;
  • Përmbushni të gjitha kuotat dhe qëllimet e shitjeve
  • Bëni prezantimin dhe promovimin e produkteve për klientët e interesuar;

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Te ketë mbaruar universitetin, preferohet ne degët ekonomik, menaxhim, marketing.
  • Eksperienca në të njëjten fushë të paktën 2-3 vite.
  • Aftësi në programet MS Office.
  • Aftësi komunikuese, verbale dhe me shkrim me drejtuesit, kolegët dhe individët brenda dhe jashtë kompanisë.
  • Aftësi shumë të mir manaxheriale dhe motivuese të ekipit të shitjeve.
  • Aftësi analitike dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi organizuese, duke përfshirë aftësinë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
  • I motivuar, i organizuar.
  • Patentë për drejtim automjeti, kategoria B

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357

“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen nga Agjensia.

 

More Information

Apply for this job
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 7 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga e Kavajes/Condor Center
  • Tel/Mob +355682081362
  • Profili Sherbime