Supervizor Shitjesh / Fier 42 views

Job Expired

ARSTL GROUP, kompani me eksperience 20 vjeçare ne distribucionin nderkombetar te pijeve energjike, freskuese, alkoolike dhe jo vetem, tashme po kryeson tregun me produkte lider si: pija energjike B-52, pija energjike B2, Birra Warsteiner, lengjet Tropikal, Milkshake, Uji Aqua Julia, Loti i Zanave etj. 

Ne saje te zgjerimit te vazhdueshem, kompania eshte ne kerkim te stafit te ri energjik dhe me deshire per rritje profesionale. Arstl Group ofron mundesi punesimi per pozicionin: Supervizor Shitjesh / Fier

Vendodhja: Fier
Qellimi i Pozicionit: 
Te kontrolloje dhe te menaxhoje stafin dhe klientet e zones se paracaktuar.

Detyrat dhe Pergjegjesite:

  1. Organizon dhe Kontrollon punen ditore te ekipin e shitjes.
  2. Komunikon, raporton dhe informon lidhur me tregun dhe konkurrencen.
  3. Mban kontakte te vazhdueshme me klientet e kompanise,me qellim rritjen e cilesise se sherbimit.
  4. Asiston në zhvillimin e planeve vjetore të shitjeve me objektiva dhe targete të përcaktuara qartë.
  5. Ndermerr dhe koordinon zhvillimin e plan veprimeve për të rritur shitjet dhe gjetjen e pikave të reja.
  6. Mban të dhëna të sakta mbi çmimet, shitjet dhe pergatit raportet mbi aktivitetin ne zonën e tij.


Kualifikimet dhe aftesite:

  1. Të ketë përfunduar studimet e larta (preferohet Administrim Biznes)
  2. Të ketë eksperience pune minimumi 3-4 vite ne menaxhimin e Shitjeve
  3. Të ketë komunikim, aftësi organizative dhe ndërpersonale
  4. Të jetë person dinamik , I përgjegjshëm, fleksibel
  5. Të ketë frymën e bashkëpunimit në grup
  6. Të ketë njohuri shume të mira të programeve baze kompjuterike
  7. Të jetë banor i qytetit te Fierit

Kandidatet e interesuar jane te lutur te dergojne CV e tyre dhe Leter Motivimi ne adresen elektronike: punesimi@arstlgroup.com
Nr tel: 0673101358

Aplikantet e perzgjedhur do te kontaktohen brenda 48 oreve nga marrja e aplikimit. 

*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi I Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.

Please login with Candidate account to view more fields.
  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga Qelqit Kombinat,Ish-Fabrika e Tullave
  • Tel/Mob 0676041335
  • Profili Tregti
Connect with us
Contact Us