Supervizor Shitje 64 views

Job Expired

Kompania “ALL BALCANS CORPORATION” sh.a, pjesë e “NELT Group”, njëra prej kompanive me të mëdha në Ballkan në fushën e distribucionit, në kuadrin e zgjerimit dhe zhvillimit të kompanisë kërkon të punësojë në pozicionin:

Supervizor Shitje
Departamenti Komercial

DETYRAT:

• Planifikon, organizon dhe drejton sistemin e shperndarjes ne te gjithe territorin e zonës përkatese per produktet e kompanisë, duke perfshire te gjithe klientet me kontrate dhe klientet e thjeshte, me shumicë dhe pakicë etj,
• Drejton, trajnon, udhezon dhe monitoron të gjithë forcen shitëse qe ka nën mbikqyrje, duke synuar realizim të objektivave të kompanisë.
• Harton route plan ditor per cdo agjent shitje.
• Paraqet dhe ndjek vazhdimisht realizimin e target-it mujor per cdo agjent shitje per cdo brand (marke),
• Paraqet dhe mbeshtet planin mujor te promocioneve qe eshte aprovuar,
• Kontrollon dhe miremban vazhdimisht stokun e magazinave te distributoreve duke u bazuar ne listen e produkteve te paracaktuar dhe kryen porosite e nevojshme ne Tirane,
• Koordinon veprimet e agjenteve me Departamentin e Finances per problemet e ndryshme ditore,
• Eshte pergjegjes per prezencen e agjenteve te shitjes dhe makinat e tyre ne perputhje me rregulloret e Kompanise,
• Asiston agjentet e shitjes direkt ne terren duke ju dhene suportin dhe ndihmen per te zgjidhur situata te ndryshme qe mund te krijohen,
• Mbledh informacionin e nevojshem nga tregu per konkurrencen, aktivitetet e tyre si dhe per fenomenin paralel te importit,
• Negocion kur hapet nje klient i ri, per listen e produkteve, vendosjen e tyre, shitjen dhe kushtet me te cilat do te mbyllet ky bashkepunim,
• Merr pjese në negocime me klientet me kontrate.
• Ndjek ne baze ditore arketimet dhe klientet problematik me vonesa,
• Pergatiti dhe dergon raportet brenda afateve kohore

KËRKESAT:

• Arsimi i larte,
• Eksperiencë pune në Departamentin e Shitjes (Produktet me rrotullim të lartë përbëjnë avantazh)
• Aftësi të mira komunikuese,
• Aftësi të mira tregtimi dhe negocimi,
• Aftësi për të menaxhuar kohën në terren,
• Aftësi të mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg,
• Të jete i gatshëm të punojë në grup,
• Të jetë i gatshëm të punojë nën presion,
• Të jetë i aftë të zgjidhë problemet individualisht
• Të posedojë leje drejtimi automjeti.
• Gjuha e huaj anglisht përbën avantazh

TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË:

Departamenti i Burimeve Njerëzore
hr@albancorp.com

Vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 15.02.2020

More Information

Please login with Candidate account to view more fields.
  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
Connect with us
Contact Us