Supervizor Mekanik 104 views

Job Expired

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

 

ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM është kompania menaxhuuese e Qendrave tregtare TEG dhe QTU, si dhe TLP, Rolling Hills, dhe Ambasador 3. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie dhe Administrim.

 

Pozicioni:         Supervizor Teknik/ Profili Mekanik

Departmenti:   Mirembajtje Teknike TEG

Vendodhja:      TEG / ACREM

 

Përshkrim i Pozicionit të Punës

Supervizori në Dep. e Teknikës në Qëndër Tregtare është përgjegjës për kryerjen e të gjitha shërbimeve elektro-mekanike në sistemet përkatëse si (HVAC, aspirim-kondicionim, kolektoret e ujit, impjanti e filtrimit të ujit, linjat e furnizimit dhe shkarkimit, panelet diellore, panelet e komandimit të sistemeve HVAC, MKZ, Hidrante, sistemi sprinkler etj) si dhe monitoron/kontrollon mbarëvatjen e sistemit duke raportuar për gjëndjen teknike tek eprori.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

 

  1. Është përgjegjës për shfrytëzimin e të gjithë proçeseve mekanike referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemeve.
  2. Është përgjegjës për shfrytëzimin e të gjithë proçeseve mekanike/hidraulike referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbatjen e përditshme të sistemeve.
  3. Udhëheq kryerjen e punimeve mekanike dhe sistemeve speciale në rastet e nevojshme apo emergjente.
  4. Planifikon, organizon dhe monitoron punën e përditshme për t’u siguruar se të gjitha etapat po kryhen sipas standarteve të përcaktuara.
  5. Mban në kontrollon koston e mirëmbajtes të sistemeve meknaike dhe sistemeve speciale.
  6. Koordinon punën brënda dep. për kryerjen e shërbimeve të mirëmbajtjes.
  7. Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve mekanike.
  8. Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajties.
  9. Merr pjese në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik.
  10. Harton dhe kontrollon situacionet mujore.

 

 

Kërkesat e pozicionit të punës:

  1. Edukimi:

–  Diplomë Universitare, Fakulteti Inxhinierisë, Dega Inxhinieri Mekanike

  • Eksperiencat e punës: Rreth 4 vite në të njëjtin profil, në impiantet eletrike, ventilim – kondicionim, sistemet e dedektimit të zjarrtit, audio, HVAC, Ashensorë, Shkallë lëvizëse, sistemit sprinkler, hidrantet, etj.

 

1. Kualifikime të tjera:

  • Të ketë aftësi në koordinimin e punimeve mekanike dhe civile.
  • Të ketë aftësi në instalime dhe testime të impjanteve mekanike, aftësi në skicime të projekteve mekanike.
  • Të ketë aftesi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale.
  • Eksperiencë në CAD dhe MS është një avantazh.
  • Të ketë njohura të mira në gjuhën Angleze.

 

2. Aftësi të tjera:

  • Të ketë aftësi të mira të etikës dhe komunikimit,
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe të bashkëpunimit në grup,
  • Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë,
  • Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.

 

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performances.

 

Mënyra e aplikimit*:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e mëposhtme:

  • CV të Detajuar;

nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

  1. Me e-mail:  hr@acrem.al
  2. Duke dërguar me postë ose aplikim i drejtëperdrejtë në adresën e mëposhtme:

“Qendra Tregtare TEG, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë, Lundër, Tiranë, Shqipëri”

Afati i dorëzimit:  deri në dt. 23.06.2022

 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 8 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Sherbime